Atletet e famshme të Michael Jordan, të veshura prej tij në 1985-ën, thyen një tjetër rekond! Air Jordan janë zyrtarisht atletet më të shtrenjta në botë të shituara ndonjëherë në ankand dhe kushtojnë plot $615,000.
Atletet, të cilat priteshin të shiteshin nga $650,000- $850,000 janë përdorur nga ylli i basketbollit në verën e 1985-ës, në ndeshjen e zhvilluar në Trieste të Italisë.
Ky është çmimi më i lartë regjistruar ndonjëherë për një palë atlete! E veçanta e këtyre këpucëve (përveç faktit që i ka veshur Jordan) është se atletja e majtë ka një copëz xhami të ngecur aty, që kur Jordan shpërtheu një gotë gjatë një incidenti.
Shitja e radhës, ia kaloi rekordit të fundit të pak muajve më parë. Në maj, të njëjtat atlete u shitën për 560,000 dollarë.
Atletet Air Jordan 1 janë të parat që përmbajnë një nënshkrim nga legjenda e basketbollit. Ato u shitën nga koleksionisti Jordan Geller, themeluesi i muzeut për atletet Shoezeum në Las Vegas.
Burimi: CNN