Bota

Ç’po ndodh në Kinë? Grupime masive festojnë në Wuhan

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2020

Ç’po ndodh në Kinë? Grupime masive festojnë në

Wuhan, në Kinë, ishte vendi ku u has rasti zero, në atë që do të kthehej në pandemi. Vendi iu nënshtrua bllokimit të parë në botë dhe ndoshta, atij më të rreptit. Sidoqoftë, pas pak muajsh, të rinjtë shihen në festa masive parku ujor, teksa shqetësimet për koronavirusin zvogëlohen.

Mijëra qytetarë u mblodhën në një park të hapur për një festë me muzikë elektronike, pa asnjë maskë apo masa distancuese. Gjatë fundjavës, parku ujor i qytetit, “Wuhan Maya Beach Water Park” u mbush plot me të rinj, që qëndronin më pranë se kurrë njëri-tjetrit, duke kërcyer ose duke lëvizur me komerdaret e mëdha.

Skena e mbipopulluar me njerëz, duket e paimagjinueshme për shumë vende të botës, që sot janë ende duke luftuar me koronavirusin. Më shumë se 21 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë globin, me dhjetëra mijëra raste të reja raportohen çdo ditë në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi dhe shtete të tjera, por në Wuhan, jeta është kthyer gradualisht në normalitet. Qyteti nuk ka raportuar ndonjë rast të ri, që nga mesi i majit. Parku ujor i qytetit, u rihap në fund të qershorit, por për më shumë se një muaj nuk lejohej krijimi i turmave. Aktualisht, ai ka mesatarisht rreth 15.000 vizitorë çdo ditë gjatë fundjavave.

Ç’po ndodh në Kinë? Grupime masive festojnë në

Koronavirusi u zbulua për herë të parë në Wuhan, në dhjetor të vitit të kaluar. Si epiqendra origjinale e shpërthimit, infeksionet në qytet përbëjnë gati 60% të gjithë rasteve të konfirmuara në  Kinë, sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.

Më 23 janar, Wuhan u mbyll nga pjesa tjetër e botës në një bllokim të imponuar nga shteti për të ngadalësuar përhapjen e shpejtë të virusit. Të gjithë fluturimet, trenat dhe autobusët anuluan hyrjet. Transporti publik në qytet u mbyll dhe banorët u ndaluan të lëviznin, edhe për blerje ushqimore.

Burimi: CNN