Instagramming

Adrola Dushi reagon për herë të parë për romancën e përfolur

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2020

Adrola Dushi reagon për herë të parë për romancën

Që prej fillimit të vitit, Adrola Dushi përflitet për një lidhje të mundshme me Albin Gashin, një djalë nga Kosova, romancë që nuk është konfirmuar në asnjë moment nga vetë modelja. Kohëve të fundit, portale të ndryshme – nisur nga festa e ditëlindjes së Adrolës – sollën sërish në qendër të vëmendjes thashethemet, gjë që e nxiti modelen të reagojë në Instagram.

“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori, detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë. Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqënëse prej muash, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt.”

Kujtojmë se në mars, u aludua se Adrola ka “braktisur” Shtetet e Bashkuara të Amerikës “për të dashurin”.

“Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye. Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë.” – u shpreh ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi) on

Përsa i përket festës së ditëlindjes, portale të ndryshme shkruan se i pranishëm ishte edhe Albini.

“Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë. Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira!”

Në fillim të janarit, Adrola tha dy deklarata që në një farë mënyrë kundërshtuan njëra-tjetrën. Për “Mirage” tha se “ka nevojë për dashuri, por fati s’ka qenë në anën e saj”. Por në “Shiko kush luan”, e pyetur se “zërat lartë e poshtë thonë se në një të ardhme do ta shohim nuse në Kosovë”, Adrola tha duke qeshur: “Kam dëgjuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj”. Lidhja me Albin Gashin u përfol në fund të shkurtit.

Adrola Dushi reagon për herë të parë për romancën