Kinema & TV

Një film që bën bashkë Jennifer Lopez dhe Malumën

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2020

Një film që bën bashkë Jennifer Lopez dhe Malumën

Jennifer Lopez, jo vetëm që do të festojë Ditën e Shën Valentinit me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, por edhe publikimin e komedisë së saj të re romantike, filmi “Marry Me”.

Filmi do të ketë një kast interesant me J Lo, këngëtarin Maluma dhe Owen Wilson.

Për çfarë flet filmi?

“Bëhet fjalë për një yll pop-i që përfundon duke u martuar me një fans të rastësishëm nga audienca”, u shpreh Lopez në fillim të këtij viti në The Tonight Shoë me Jimmy Fallon.

Ajo vazhdon:

“Ajo martohet martohet me një mësues matematike nga audienca, i cili luhet nga Owen Wilson."

Po Maluma ku hyn këtu?

Edhe Maluma ka një rol protagonist, si dashuria e Jennifer Lopez, përpara se ajo të martohej me fansin nga salla.

“Unë bëra një album bashkë me këtë film, kështu që të gjitha këngët e përdorura do të jenë të reja, do të ketë muzikë të re me të, për mua është shumë emocionuese”, shtoi ajo.

Mësohet se Jennifer Lopez do të ketë 6 deri në 8 këngë të reja, ndërsa Maluma 2 ose 3.

"Marry Me", do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, 2021.

Burimi: Billboard