Showbiz dhe TV

Arbana Osmani sjell në jetë fëmijën e saj të dytë: Zbulohet gjinia e bebit

Shkruar nga Anabel

19 Tetor 2020

Arbana Osmani sjell në jetë fëmijën e saj të dytë:

Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Lajmin e bëri të ditur Revista Who në Facebook. Në foto, regjisori Eduart Grishaj shihet duke mbajtur në krahë bebin, që nisur nga përshkrimi i Revista Who, është djalë.

Arbana Osmani sjell në jetë fëmijën e saj të dytë:

Lajmin e shtatzënisë Arbana e zbuloi me rastin e ditëlindjes së saj dhe Eduartit, më 7 maj. Moderatorja është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero. Zërat për një romancë mes regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe Arbana Osmanit filluan në fund të shkurtit të 2019-s.