Universiteti i Tiranës do të ketë në përdorim Microsoft Office 365 Education për zhvillimin e mësimit online, një platformë që mundëson ndërtimin e klasave bashkëpunuese dhe do të ofrohet falas. Manuali i përdorimit të platformës, i gjendur në vijim, u publikua nga vetë universiteti.
Si funksionon Microsoft Teams?
Microsoft Teams janë qendra të komunikimit dixhital që afrojnë dhe sjellin në të njëjtin vend së bashku biseda, përmbajtje apo aplikacione. Nëse klasa apo grupi juaj po përdor Microsoft Teams, do të jeni në gjendje të lidheni me shokët e klasës, t'u bëni pyetje pedagogëve, të punoni për detyrat e pavarura apo edhe të gjurmoni punët apo detyrat që janë publikuar nga anëtarët e tjerë të grupit të përbashkët të punës.
Si të bëheni pjesë e Microsoft Teams?
Studentët do të bëhen pjesë e platformës Microsoft Office 365 Education me anë të email-it zyrtar që do të gjenerohet për të gjithë studentët e UT-së, duke përdorur të dhënat (emër, biemër, fakulteti, departamenti, viti akademik).
Email-i së bashku me password-in për t’u loguar për herë të parë në platformë do t’u shkojë studentëve në adresat e tyre të email-it. Pas kësaj, mund të hyni në https://www.office.com/
Platforma mund të shkarkohet në Windows, Mac ose në celular (Android edhe Apple).
Ilustrim/ Shembulli: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
Për të hyrë në platformë, kredencialet e studentit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë janë:
emër_mbiemë[email protected] ndërsa passwordi është myPassword1234
Pasi të logohen, studentët mund të ndryshojnë password-in sipas dëshirës. Politikat për passwordet sugjerohet të përmbajë 8 karaktere duke përdorur gërma kapitale, gërma të vogla, numra si dhe shenja pikësimi.
Studentët që janë loguar dhe e kanë të pamundur të logohen sërish, duhet të provojnë:
1. Logohuni me kredencialet e dhëna emër_mbiemë[email protected]
2. Pass: myPassword 1234 (nëse nuk logoheni dot, provoni pikën 3)
3. Provoni me një hapësirë përpara bosh (space) myPassword1234
Pas ndryshimit te paswordit, tregohuni të vëmendshëm të mbani mend paswordin e ri që vendosni, pasi reset nuk lejohet dhe realizohet vetëm nga IT. Studentët që kanë te emri/mbiemri shkronja si “ë” dhe “ç” duhet të vendosin “e” dhe “c”.
Me anë të Microsoft Teams mund të krijoni:
• Një ekip pune;
• Komunikime me anë të chat individual apo në grupet e krijuara;
• Shkëmbime në mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë të informacionit (dokumenta në format word, excel, pdf etj);
• Gjithashtu ju mund të realizoni Audio dhe Video Call me grupet e krijuara.