Celebrity

Trekëndëshi i dashurisë: A ishin ndonjëherë shoqe Lady Diana dhe Camilla

Shkruar nga Anabel

15 Nëntor 2020

Trekëndëshi i dashurisë: A ishin ndonjëherë shoqe Lady

Sezoni i katërt i serialit “The Crown” do të përqëndrohet te marrëdhënia e princit Charles me Diana-n dhe Camilla-n. Trekëndëshi i famshëm i dashurisë është komentuar gjatë si një nga situatat më të komplikuara të mbretërisë. Por, a ishin Camilla, dukesha e Cornwall-it dhe Lady Diana, mikesha me njëra-tjetrën? Ja ç’duhet të dini për marrëdhënien e tyre.

Camilla ishte pjesë e jetës së Charles kur ai u njoh me Diana-n.
Arsyeja pse Diana kalonte kohë me Camilla-n ishte fakti se princi Charles e mbajti pranë ish-të dashurën. Charles dhe Camilla filluan të dilnin me njëri-tjetrin në fillim të viteve ’70, por u ndanë kur Charles shkoi të ndiqte shërbime në marinë në shkurt të vitit 1973. Camilla u martua me ish-të dashurin e saj, Andrew Parker Bowles në korrik, vetëm disa muaj pas ndarjes nga princi.

Charles pati një marrëdhënie të afërt me Camilla-n, edhe pasi ajo u martua. Në fakt, Charles është kumbari i djalit të saj, Tom, sipas E!News. Pra, ai kishte një arsye të përhershme që të qëndronte në jetën e Camilla-s. Si rezultat, kur Charles nisi të dilte me Diana-n, miqësia e tij me Camilla-n vazhdonte. Në thelb, ishte e pashmangshme që Diana dhe Camilla të mos takoheshin.

Charles e fshehu raportin e vërtetë me Camilla-n.
Në librin “The Duchess: Camilla Parker Bowles and the Love Affair That Rocked the Crown”, ekspertja mbretërore Penny Junor shkroi, “Në vend që t’i shjegonte Diana-s në fillim që Camilla ishte një ish-e dashur e hershme, ai e prezantoi atë si një mikeshë. Junor shtoi, “Atij nuk i shkoi ndërmend që t’i tregonte se kush ishte ajo. Ai i tregoi pas fejesës, duke pranuar se camilla ka qenë një nga të dashurat e tij, por i siguroi Diana-s se që tani e tutje, nuk do të kishte gra të tjera”.

Fotografët kanë kapur momentin e Diana-s dhe Camilla-s.
Ndonëse nuk ka prova që Diana dhe Camilla patën ndonjë miqësi të mirëfilltë me njëra-tjetrën, ato u fotografuan më 24 tetor 1980 në Ludlow Racecourse, ku panë princin Charles që të garonte me kuaj. Fotografitë tregojnë se ato duken gazmore në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Trekëndëshi i dashurisë: A ishin ndonjëherë shoqe Lady

Diana u takua për herë të parë me princin Charles në vitin 1977, kur Charles po dilte me motrën e saj, Lady Sarah Spencer. Asokohe, Diana ishte 16 dhe Charles 29. Romanca e tyre nisi në verën e vitit 1980. Kur Camilla dhe Diana u fotografuan bashkë në tetor të vitit 1980, Diana njihej si e dashura e princit. Dukej se ato ishin të afërta, por nuk kaloi shumë kohë që prania e Camilla-s të bëhej problem për marrëdhënien e saj me Charles.

Camilla mori pjesë në dasmën e princit Charles dhe Diana-s.
Charles njoftoi fejesën me Lady Diana Spencer në shkurt të vitit 1981 dhe në korrik të po atij viti, u realizua dasma përrallore e çiftit. Duke folur për dasmën e saj në një intervistë të vitit 1991 me biografin Andrew Morton, Diana zbuloi se prania e Camilla-s në dasmë ishte shkatërruese.

Trekëndëshi i dashurisë: A ishin ndonjëherë shoqe Lady

Tradhtia.
People ka raportuar se në bisedën me Morton, Diana zbuloi se Diana ishte konfrontuar me Camilla-n për lidhjen e saj me princ Charles, duke thënë, “Unë isha e tmerruar prej saj”. “I thashë: ‘Unë e di se çfarë po ndodh me ty dhe Charles dhe dua që ta dini. Ajo më tha: ‘Ke gjithçka ke dashur ndonjëherë. Gjithë burrat nëpër botë po dashurohen me ty dhe ke dy fëmijë të bukur, çfarë do më shumë?’.”

Diana dha intervistën e famshme në BBC në vitin 1995, ku tha: “Ne ishim tre në atë martesë, kështu që ishte pak e mbipopulluar”.

Trekëndëshi i dashurisë: A ishin ndonjëherë shoqe Lady

Camilla dhe princi Charles u martuan në një ceremoni civile në prill të vitit 2005. Ajo ka dy fëmijë, Laura dhe Tom, nga martesa e mëparshme me Andrew Parker Bowles.

Burimet: Harper’s Bazaar, E!News, People