Celebrity

Angelina Jolie: ‘Njerëzit shpesh nuk duan ta shohin abuzimin, edhe kur është para tyre’

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2020

Angelina Jolie: ‘Njerëzit shpesh nuk duan ta shohin abuzimin, edhe

Edhe para shpërthimit të koronavirusit, dhuna ndaj grave kishte arritur përmasa pandemike. Sipas UN Women, 243 milionë gra dhe vajza u abuzuan nga një partner dhe më pak se 40 përqind e grave që përjetojnë dhunë, e raportojnë atë ose kërkojnë ndihmë.

Muajin e kaluar, Angelina Jolie, në rolin e saj si e Dërguar e Posaçme e *UNHCR-së, mbajti një fjalim të fuqishëm në Konferencën e 2-të Ndërkombëtare “Action With Women & Peace in Seoul”.

*UNHCR - The United Nations High Commissioner for Refugees (Agjensia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara)

Ajo përmendi se shumë gra janë burgosur, pasi kanë sulmuar dikë ose kanë vrarë, për të mbrojtur veten. Jolie i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse dhe foli për tema si financimi dhe programet kundër dhunës seksuale, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

"E vërteta është se, jeta e një gruaje nuk renditet në mënyrë të barabartë me atë të një burri, shumë më universalisht sesa ne jemi të gatshëm të pranojmë,", tha ajo. "Dhuna seksuale e lidhur me konfliktin është një manifestim i këtij realiteti."

Aktorja, kineastja dhe aktivistja theksoi se qeveritë dhe liderët politikë duket se besojnë në të drejtat e grave dhe vajzave "vetëm deri në një pikë", deri në pikën që nuk bie ndesh me biznesin dhe tregtinë, ose konkurron me interesa politike, apo "deri në pikën që mund të na detyrojë të shohim diçka që nuk dëshirojmë ta shohim".

Ajo theksoi se “është ky kujdesi deri në një pikë”, që do të thotë se barazia gjinore është ende të paktën një shekull larg, se dhuna në familje është rritur ndjeshëm e më keq gjatë pandemisë dhe se numri i njerëzve të shpërngulur nga konflikti dhe persekutimi, ku më shumë se gjysma janë gra dhe fëmijë, është dyfishuar në një dekadë".

Çfarë e motivon Jolie-n në punën e saj?

Në një intervistë për Harper’s BAZAAR ajo shprehet:

"Unë i vlerësoj gratë. Unë nuk mund të duroj të shoh vuajtjet e mëdha dhe të qëndrueshme me të cilat përballen kaq shumë gra dhe sa pak përgjegjësi ka. Shoh të njëjtat modele të përsëritura në të gjithë botën. Gratë janë të prekshme sepse shoqëritë janë të pabarabarta. Gratë dhe fëmijët vuajnë në mënyrë disproporcionale si rezultat i luftës ose krizës ekonomike. Ato përbëjnë dy të tretat e të gjithë refugjatëve dhe njerëzve të shpërngulur, dhe janë më të goditur nga efektet e ndryshimit të klimës. Ne nuk e marrim dhunën në familje ose dhunën me bazë gjinie mjaftueshëm seriozisht askund, dhe ne shpesh anashkalojnë traumën dhe dëmtimin e pësuar nga fëmijët që dëshmojnë ose përjetojnë dhunë në shtëpitë e tyre ".