Këtë vit, revista "Time" si "Njeriun e Vitit 2020" nuk zgjodhi një, por dy emra: Joe Biden dhe Kamala Harris. Presidenti i ri i SHBA-ës dhe zëvendës presidentja Kamala fituan zgjedhjet presidenciale të këtij viti kundër presidentit Trump.
"Për ndryshimin e historisë së Amerikës, për faktin që provuan se forca e empatisë është më e fortë se inati i përçarjes dhe sepse ndanë me ne një vizion shërimi për botën e pikëlluar."-sqaron "Time" në lidhje me përzgjedhjen e saj.
Portretet e dyshes demokrate, shfaqen në kopertinën e revistës nën titullin: "Ndryshimi i historisë së Amerikës.
“Mbrojtja e demokracisë kërkon luftë. Duhet sakrificë. Po ka gëzim në të. Ka zhvillim. Sepse ne, njerëzit, kemi fuqinë për të ndërtuar një të ardhme të mirë.Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit, sepse çdo vajzë e vogël që po na ndjek sonte sheh se ky është një vend i mundësive".- u shpreh Kamala gjatë fjalimit të saj.
Ky çmim që jepet çdo vit -që nga 1927- nderon njeriun ose njerëzit që kanë patur më shumë ndikim në lajmet e përditshme qoftë për mirë ose keq gjatë gjithë vitit.