Femije

20 pyetje që duhet t'i bëni partnerit para se të bëheni me fëmijë

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2020

20 pyetje që duhet t'i bëni partnerit para se të bëheni

Vendimi për të bërë fëmijë me partnerin është një nga vendimet më të rëndësishme të jetës. Stili juaj i jetës do të ndryshojë krejtësisht dhe bashkë me të edhe marrëdhënia juaj.

Prandaj, më e mira që mund të bëni para se të merrni një vendim si ky është të diskutoni gjatë me ta për gjithë mendimet që ju vijnë në mendje, ndjenjat dhe pritshmërinë që keni për të ardhmen. Vetëm kështu do të kuptoni nëse jeni gati për të njëjtat ndryshime ose jo. Më poshtë do të gjeni 25 pyetje që duhen bërë sa nuk është vonë!

1. 

Pse do të bësh fëmijë me mua?!

2. 

Sa kohë të lirë gjatë një jave do të kesh për ne si çift dhe sa kohë të lirë do t'ja dedikosh gjithë familjes sonë?

3. 

Cilat janë fuqitë, dobësitë dhe tendencat e tua kur vjen puna tek çështja e parave?

4. 

Si do t'ja dalim ne të kursejmë apo të investojmë për të edukimin e fëmijëve në të ardhmen.

5. 

Cilat janë bindjet e tua kur vjen puna tek disiplina?

6.

Çfarë ndodh nëse unë nuk arrij të mbetem shtatzënë tani afër?

7. 

Si do ta mbështesim ne të voglin tonë?

8.

Nëse gjatë ekos na thonë se bebi ka probleme, çfarë mendon se do të bënim?

9.

Si do t'i ndajmë detyrat e prindërimit?

10. 

Ku do t'i rrisim fëmijët tani?

11.

Sa ndihmë do të na duhet, për sa gjatë dhe nga kush do ta kërkojmë?

12.

Si do ta zgjidhim çështjen e mbiemrit?

13. 

Si mendon, cila është mënyra më e përshtatshme për të lindur?

14.

A do ta kishe problem nëse fëmijët flenë në dhomën ose në shtratin tonë?

15.

Nëse diçka na ndodh, kush do të kujdeset për ta?

16.

Sa strikt mendon se duhet të jemi me ta?

17.

Do t'i çojmë në shkolla publike apo private?

18. 

Si do të reagojë ndaj orientimit të tij/saj seksual?

19.

Si do t'ja dalim për ta mbajtur lidhjen tonë gjallë?

20. 

E di që do të konsumojmë vetëm ushqime të shëndetshme pas ardhjes së tyre apo jo?

Burimi: Cosmopolitan