Sipas disa mediave, Kim Kardashian dhe Kanye West janë pranë divorcit, pas një martese 6-vjeçare.
Page Six raportoi më 5 janar se Kardashian kishte punësuar avokaten e divorceve, Laura Wasser dhe se çifti janë në bisedime për procesin e ndarjes.
“Ata po përpiqen të mos merret vesh asgjë, por kanë mbaruar punë më njëri-tjetrin”, tha një burim për revistën.
People raportoi gjithashtu se ylli i Keeping Up with the Kardashians “po përgatitet për divorc”.
“Kanye e di që për Kim ka marrë fund. Ajo i tha se do pak hapësirë për të parë se ç’do bëjë në të ardhmen”, shprehet një burim tjetër.
Spekulimet se çifti i famshëm kishte probleme në martesë kanë qarkulluar prej muajsh, por morën dhe më shumë vëmendje gjatë kohës kur Kanye mbante fjalime për kandidimin e tij presidencial.
Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në maj të vitit 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Ata filluan të dilnin me njëri-tjetrin në vitin 2012, pasi njiheshin për rreth 8 vjet.
Ky do të jetë divorci i tretë i Kim Kardashian. Ajo ka punësuar dhe më parë avokaten Wasser, për divorcin me basketbollistin Kris Humphries, në 2013-ën, pas martesës në vitin 2011.
Martesa e parë ishte me producentin Damon Thomas në vitin 2000 dhe zgjati 4 vite.
Laura Wasser, e cila gjithashtu ka përfaqësuar Angelina Jolie, Britney Spears dhe Johnny Depp në divorcet përkatëse, nuk ka qenë e disponueshme për të komentuar.
As Kim dhe Kanye nuk e kanë konfirmuar thashethemin dhe nuk kanë reaguar për asnjë prej lajmeve.
Artikuj të rekomanduar:
- Kanye West, më i bindur se kurrë në kandidaturën për president: ‘Është thirrje nga Zoti!’
- ‘Nëse më vrasin, mos e lejo median të thotë se s’isha njeri i mirë': Deklarata e Kanye për të bijën
- Hapi i parë drejt shpëtimit të martesës: Kim dhe Kanye po jetojnë të ndarë
- Vazhdon drama në familjen Kardashian-West: Kim shpërthen në lot pas takimit me Kanye-n
- Kanye West i kërkon publikisht falje Kim-it!
- Gjendja shqetësuese e Kanye West: Kim Kardashian thyen heshtjen për herë të parë
- Kanye vazhdon me akuza ndaj Kim-it: 'Jam përpjekur të divorcohem me të'
- Kanye fshin deklaratat shokuese: Ç'po ndodh me të?
- Fjalimi prekës i Kanye: 'Për pak vramë vajzën tonë'
Burimi: Glamour UK, Page Six, People