Kylie Jenner po përballet me reagime të ashpra pas prodhimit të një produkti të ri, dezinfektanti duarsh, përmes markës së saj Kylie Skin. Kjo ka berë që njerëzit ta akuzojnë atë për “përfitime nga pandemia”.
Kylie shkroi në Twitter, ditën e martë, 5 janar:
“Dezinfektanti i duarve @kylieskin është këtu!!” 80% alkool, tharje e shpejtë dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen!”
my @kylieskin hand sanitizer is here!! https://t.co/DbSy7Ahhza ? 80% alcohol, fast drying, and formulated with glycerin to prevent dryness! ? pic.twitter.com/TVTNPdRh6F
— Kylie Jenner (@KylieJenner) January 5, 2021
Ndërsa shumë njerëz presin të marrin produktet e tyre në duar, të tjerët janë të acaruar sepse “Kylie po përpiqet të gjenerojë të ardhura nga një pandemi, që ka marrë jetën e më shumë se 350.000 amerikanëve”.
“Kylie-t nuk i mjaftuan 1 miliard dollarë. Ajo donte të vazhdonte të përfitonte nga njerëzit e varfër, në mes të një pandemie. Nëse do të ndihmosh vërtet, bëji falas.”
Kylie really made kylie skin hand sanitizer............. like ? Let’s profit off a pandemic
— sophia (@sophiapearll) January 5, 2021
Të tjerë shprehën mosbesimin e tyre, ndërkohë që disa mendojnë se "produkti nuk ka asnjë lidhje me pjesën tjetër të Kylie Skin, prandaj duhet të jepet falas me blerjet e tjera".
Kjo s’është hera e parë që familjet Kardashian/Jenner akuzohen për shfrytëzimin e pandemisë për përfitime.
Në mars, Kim u kritikua për prodhimin dhe tregtimin e shpejtë të maskave të fytyrës përmes linjës së saj Skims.
Këtë javë, Kylie u kritikua dhe njëherë për thyerjen e rregullave të qëndrimit në shtëpi, pasi udhëtoi me Kris, Kendall dhe vajzën e saj, Stormi.
“Të gjithë janë acaruar me Kylie Jenner dhe udhëtimet e saj gjatë Covid. Vërtetë menduat se asaj i intereson dikush tjetër, veç vetes?”, shkroi dikush në Twitter.
View this post on Instagram
- Pas 6 vitesh martesë, thuhet se Kim Kardashian dhe Kanye West janë në prag divorci!
- Një nga motrat Kardashian zbulon se u testua pozitive me koronavirus: ‘Kisha të gjitha simptomat’
- Festime në ishull privat: Ditëlindja e Kim solli një lum kritikash dhe meme-n më të re!
- Njerëzit janë të acaruar me Kendall Jener dhe kanë të drejtë!
- Kylie Jenner bëri një ‘gafë’ të vogël dhe njerëzit u turrën për ta korrigjuar!
Burimi: Buzz Feed News