Celebrity

Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe hedh dyshime se pas kësaj qëndron Kris Jenner

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2021

Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe hedh dyshime se pas kësaj

Jeffree Star është po aq i tronditur për thashethemet për Kanye West sa ne të gjithë. Në një video të postuar në kanalin e tij në YouTube, ai i konsideron akuzat se Kanye tradhtoi Kim Kardashian me Jeffree Star si “gjërat më idiote që ka lexuar gjatë gjithë jetës”.

Në fillim të videos, ai thotë se u zgjua dhe telefoni i tij nuk po pushonte. “Oh Zot, çfarë skandali po ndodh sot? Sinqerisht nuk e kisha idenë,” tha ai.

Jeffree, i cili momentalisht jeton në Casper, Wyoming, tha se mori “një milion mesazhe, thirrje telefonike dhe pyetje nga mediat në lidhje me thashethemin”.

“Jam beqar. Nuk kam fjetur me askënd. Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë dhe e gjitha kjo është me të vërtetë qesharake.” – shtoi më pas, duke hedhur poshtë akuzat.

Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe hedh dyshime se pas kësaj

Jeffree theksoi se fakti që ai dhe Kanye jetojnë në të njëjtin shtet, nuk mund të jetë kurrsesi arsye për të thënë se ata janë të lidhur. Ndër të tjera, YouTuber-i përhapi dhe një teori goxha ~të egër~:

“Nëse Kris Jenner e orkestroi të gjithë këtë, gëzuar Vitin e Ri vajzë e ëmbël.”

Një video në TikTok, bazuar në asnjë provë, tha se Kanye West mund të ketë tradhtuar Kim me Jeffree Star. Videoja u bë virale, duke bërë që thashethemet e paverifikuara të kalonin në Twitter dhe të merrnin dhe aty vëmendje.

Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe hedh dyshime se pas kësaj