Celebrity

Jeffree Star thotë se reperët 's'po e lënë rehat', pas thashethemit për lidhjen me Kanye West!

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2021

Jeffree Star thotë se reperët 's'po e lënë

YouTuber-i Jeffree Star thotë se reperë të ndryshëm po e bombardojnë me mesazhe private në Instagram, pas thashethemit se mes tij dhe Kanye West ka patur një marrëdhënie.

35-vjeçari u cilësua si “lidhja sekrete e Kanye-s” dhe një nga arsyet e divorcit mes tij dhe Kim Kardashian, në një teori të çuditshme TikTok-u, që shumë shpejt u bë virale.

Pasi qeshi dhe u argëtua me spekulimet, Jeffree thotë se “akuzat e rreme kanë bërë mrekulli në jetën e tij private”.

Ai shkroi në Twitter:

“Unë sigurisht që NUK po fle me Kanye-n, por sasia e reperëve në inbox-in tim është UAU! Koha për të bërë një “këngë hit” në shtrat.”

Sidoqoftë, pak përpara kësaj deklarate, ai tha se po bëhej gati për takimin me një polic:

“Jam gati për takimin e dytë me një djalë. Ai është polic dhe ka sy të gjelbër mahnitës!”

Pasi provokoi, për ta bërë edhe më lëmsh thashethemin për lidhjen e tij me Kanye West, pak ditë më vonë, Jeffre mohoi lidhjen me reperin duke thënë:

"Jam beqar. Nuk kam fjetur me askënd. Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë dhe e gjitha kjo është me të vërtetë qesharake.” 

Mesa duket, reperët s’janë tipi i tij, policët, ndoshta.

Jeffree Star thotë se reperët 's'po e lënë