Retinoli jep përfitime fantastike në çdo lëkurë dhe është një ndër antioksidantët e vetëm që jep rezultate në përmirësimin e rrudhave, vijave, vitalitetit, teksturës dhe riparimin e lëkurës në kompleks.
Përfshirja e tij për herë të parë në kujdesin e lëkurës bëhet gradualisht për të ulur potencialin e efekteve anësore që mund të pësojë lëkura. Megjithëse shpesh cilësohet si një përbërës që duhet nisur pas mesit të njëzetave, retinoli është perfekt për t’u nisur që në të njëzetat e hershme nëse i nevojitet lëkurës.
1 - Nise me përqendrime të vogla: Nëse je duke përdorur retinolin për herë të parë në lëkurë, zgjidh përqindje të vogla. 0.01% - 0.2% janë përqendrime të sigurta për t’u përdorur në lëkurë nga fillestarët. Pasi lëkura të mësohet disa javë me këto përqendrime, mund të kaloni te përqendrimet më të larta.
2 - Përdore gradualisht gjatë javës: Për fillestarët, serumet me retinol nuk duhen përdorur çdo natë. Mund të niset me 1-2 herë në javë, disa herë derisa lëkura të mësohet. Pas kësaj, 3 herë në javë dhe gradualisht një ditë po dhe një ditë jo, bazuar në nevojat dhe reagimet e lëkurës.
3 - Përdore gjatë natës: Edhe pse tani ka shumë formulime me retinol që mund të përdoren gjatë ditës, si lëkurë fillestare, idealja është që ta nisni ta përdorni gjatë rutinës së natës.
4 - Fokusohu në hidratimin e lëkurës: Një nga efektet anësore më të shpeshta që mund të japë retinoli në lëkurat fillestare është tharja e lëkurës. Është shumë e rëndësishme ta shoqëroni retinolin me një rutinë hidratuese me përbërës humektante dhe emolliente për të minimizuar efektet anësore të mundshme.
5 - SPF! SPF! SPF! Kremi i diellit duhet përdorur çdo ditë, edhe nëse nuk jeni duke përdorur retinolin, megjithatë, për t’ju kujtuar: Pas prezantimit të retinolit në lëkurë, nuk duhet të ketë tolerime me aplikimin e përditshëm të kremit të diellit.
- Shkruar për Anabel nga Sara Gjylbegu, e apasionuar pas kujdesit të lëkurës dhe kuratore e beauty blogger @20ecavjec.
- Arsyet pse lëkurës suaj i duhet kaq shumë vitamina C
- 10 ushqimet më të mira që parandalojnë rrudhat dhe e bëjnë lëkurën të shëndetshme
- Guida e fillestarëve për eksfoljimin kimik
- Si t’i trajtoni shenjat post-akne
- Pikat e zeza: Çfarë i shkakton, si t’i trajtoni dhe me çfarë
- Nga marka te përbërësit! Guidë: Ç'duhet të dish para se të blesh një produkt për lëkurën