Tatuazhet supozohet të bëhen për të zgjatur përgjithmonë, por historia ka treguar se jo përherë ndodh kështu. Shumë dizenjo duket si ide e mirë fillimisht, por disa vite më vonë mund t’ju shkaktojnë siklet kur i shihni apo ju pyesin për to. Pak a shumë si rasti i Hailey Bieber, e cila është penduar për një tatuazh.
Në një intervistë për ELLE, Hailey foli për tatuazhet e saj tani si njëzet e diçka vjeç. Hailey tregoi se tatuazhi për të cilin është penduar është një skicë pistolete në pjesën e brendshme të gishtit. “Si 18-vjeçare, mendoja se dukej bukur. Por tani që jam 24 vjeç nuk do ta bëja kurrë. Mendoj se armët janë të dhunshme,” u shpreh ajo.
Në Instagram, Hailey shkruan për tatuazhin: “Të jem e sinqertë, nuk e di pse e kam këtë tatuazh. Por ja që e kam.”
Ajo është një “avokate” e zëshme kundër përdorimit të armëve dhe është e qartë pse është penduar për tatuazhin e saj pa kuptim.
Shtojcë - Disa nga tatuazhet e tjera në duart e Hailey-t:
- Ç'kuptim ka ky tatuazh në gishtërinjtë e Chrissy Teigen?
- Ç'kuptim ka tatuazhi 11:11 i Jennifer Aniston
- Ky tatuazh duket gjëja më pa vend për të bërë në mes të pandemisë, por kjo vajzë (pa dashje) e bëri!
- 'Jo dhe pikë': Njerëzit tregojnë cilat janë tatuazhet që artistët refuzojnë t'i bëjnë
- Tatuazhi i parë i Gigi-t dhe Zayn dedikuar bebit s'është fare i zakonshëm