Britney Spears iu drejtua fansave të saj në Instagram duke u thënë se i vinte keq për "shtirjen sikur ishte mirë dy vitet e fundit". Kjo është deklarata e saj e parë publike që nga dëshmia në sallën e gjyqit mbi kujdestarinë dhe abuzimin.
Në postim, Britney thotë se nuk ka folur më shpejt sepse kishte siklet të ndante me të tjerët çfarë i kishte ndodhur. Në foton e postuar është një citat e Ajnshtajnit që thotë, “Nëse doni që fëmijët tuaj të jenë inteligjentë, lexojuni përralla. Nëse doni të jenë më shumë inteligjentë, lexojuni më shumë përralla”.
“Dua t’ju them një sekret të vogël. Unë besoj se si njerëz duam një jetë përrallash dhe nga mënyra se çfarë kam postuar, jeta ime dukej e mahnitshme. Mendoj që kjo është ajo që të gjithë përpiqemi. Kështu ishte dhe nëna ime. Pa marrë parasysh se sa keq shkonte dita, për hir të fëmijëve ajo gjithmonë pretendonte se gjithçka ishte në rregull.” – shkruan ajo.
Britney më pas thotë se po e sjell në vëmendje këtë sepse nuk do që njerëzit të mendojnë se jeta e saj është perfekte, sepse nuk është aspak. Ajo u kërkoi falje:
“Kërkoj falje që jam hequr sikur çdo gjë ka qenë në rregull këto dy vitet e fundit. E bëra për shkak të krenarisë dhe sepse kisha turp ta ndaja me ju.”
Ajo shtoi se fakti që shfaqej në Instagram sikur ishte mirë, e ka ndihmuar goxha.
“Instagrami më ka ndidhmuar që të shfaq gjëra më pozitive, të tregoj prezencën...ekzistencën time...dhe të ndihesha që kam rëndësi, pavarësisht se çfarë po kaloja dhe funksionoi.”
“Kështu që kam vendosur të lexoj më shumë përralla,” përfundoi ajo.
View this post on Instagram
Postimi erdhi pas dëshmisë së Britney-t ku ndër të tjera u shpreh se e kishin detyruar të performonte, nuk kishte privatësi dhe detyrohej të bënte gjëra kundër vullnetit të saj, përfshirë edhe marrjen e ilaçeve dhe kontraceptivëve.