Kim Kardashian është njëra prej nesh. Ok, përveç faktit që është biznesmene miliardere, ka reality shoë-n e saj dhe ndiqet nga miliona njerëz. Sidoqoftë, në fund të ditës mbete njeri me pasigurirat e veta, që duket se janë shtuar pas ndarjes me Kanye-n.
Për ata që s'e kanë dëgjuar, Kim dhe Kanye u ndanë pak muaj më parë pas 7 vitesh martesë dhe problemi i radhës për Kim-in është: jeta romantike që vjen për të pas mbylljes së këtij kapitulli! Çfarë e shqetëson më shumë Kim-in pas divorcit?
"Ajo s'është e fokusuar tek takimet e reja momentalisht, por në fakt shqetësohet duke menduar që djemtë nuk do të duan të njihen e të dalin me të, për shkak të lidhjes aq publike që kishte me West. Gjithashtu ajo e di sesa e vështirë është të ketë besim tek dikush tjetër dhe sesa kohë do t'i duhet për të lënë dikë tjetër të përfshihet në jetën e saj private. Me Kanye-n ishte më e thjeshtë pasi ishin miq prej vitesh dhe kishin besim tek njëri-tjetri."- tregojnë burime për Us Weekly.
Nga ana tjetër, Kanye po shijon romancën e re me Irina Shayk, ndonëse Kim s'e besonte kurrë që reperi do të hidhej para saj në krahët e dikujt tjetër.
Ndonëse lajmi erdhi surprizë për të, Kardashian nuk besdiset fare nga fakti që Irina është e dashura e tij e re, për aq kohë sa bashkëprindërimi shkon mirë. Të paktën, kështu thotë.
- Kim Kardashian thotë se i detyrohet një ndjesë ish-burrit, Kris Humphries
- Ndërkohë që Kanye shijon 'muajin e mjaltit' me Irina Shayk, Kim sqaron sërish arsyet e ndarjes
- Kanye West dhe Irina Shayk, jo vetëm që janë bashkë, por janë dhe në fazën më të ëmbël të lidhjes!
- Në episodin final të KUWTK, Kim shpjegon arsyen e divorcit: ‘Jam lodhur nga kjo’
- Producentja e ‘KUWTK’ zbulon cila nga motrat e famshme nuk pëlqente të filmohej