Një javë pasi Spears dha një dëshmi dramatike duke e quajtur kujdestarinë "abuzive", një dokument gjykate zbulon se kërkesa e saj nuk ka qenë e suksesshme.
Avokati i këngëtares, Samuel Ingham, kërkoi nga një gjykatë në Los Angeles që të largojë Jamie Spears nga pozicioni i tij, që si kujdestar i Britney-t, administron dhe një pasuri miliona dollarëshe. Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, Ingham tha se Spears, 39 vjeç, ishte e frikësuar nga i ati dhe se "ai i ka kontrolluar jetën që prej vitit 2008".
Në regjistrat gjyqësorë, Britney Spears tha se dëshironte firmën private të menaxhimit të pasurisë, Bessemer Trust të emërohej si "ruajtës i vetëm".
Sidoqoftë, dokumentet e depozituara në Los Angeles tregojnë se gjyqtarja Brenda Penny refuzoi kërkesën ndërsa vulosi rolin e Bessemer Trust si bashkë-kujdestar i pasurisë.
Dokumenti ligjor thotë:
"Kërkesa për të pezulluar James P. Spears menjëherë pas emërimit të Bessemer Trust Company Of California, si kujdestar i vetëm i pasurive mohohet."
Regjistrimi mban datën 30 qershor, një javë pasi ylli i muzikës pop dha dëshmi dramatike për jetën e saj, duke kërkuar t'i jepej fund kujdestarisë. Jamie Spears ka mbikëqyrur pasurinë, por edhe jetën e Britney-t për 13 vite. Rrëfimin e saj në seancën gjyqësore e gjeni këtu.
- Motra e Britney-t flet për herë të parë pas deklaratës së saj dhe tregon se në 'anën' e kujt është!
- 8 postime të kaluara të Britney Spears që fansat i deshifruan si ‘thirrje për ndihmë’
- Britney flet pas dëshmisë: ‘Më falni që u shtira sikur isha mirë’
- Ish-i dashuri legjendar, Justin Timberlake mbështet publikisht Britney Spears
- Britney thyen për herë të parë heshtjen kundër kujdestarisë 'abuzive': Dua jetën time mbrapsht!
- Zbulohen dokumentet e fshehta: Britney Spears e ka kundërshtuar prej vitesh kujdestarinë e të atit
Burimi: The Guardain