Pas 25 vitesh, menaxheri i Britney Spears, Larry Rudolph ka dhënë dorëheqjen. Në një letër të botuar nga Deadline, Rudolph tha se dyshja nuk kishin folur për dy vjet e gjysmë dhe se "Britney kishte shprehur qëllimin për t'u tërhequr zyrtarisht nga karriera muzikore". BBC shkroi se Rudolph ka menaxhuar Spears për pjesën më të madhe të karrierës së saj, që kur mamaja e Britney-t, Lynne Spears, kërkoi mendimin e tij në lidhje me zërin e vajzës së saj 15-vjeçare.
Deadline shpjegoi se Rudolph i shkroi një letër dorëheqjeje babait të Spears, James Spears dhe kujdestarit të caktuar nga gjykata, Jodi Montgomery. Në të, Rudolph tha:
"Si menaxher i saj, unë besoj se është në interesin më të mirë të Britney-it që unë të heq dorë nga ekipi, pasi shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme".
Në letrën, botuar nga Variety në format të plotë, Rudolph sqaroi se ai "kurrë nuk kishte qenë pjesë e kujdestarisë apo gjithçkaje që u përfol në skandal", por ai ishte "tepër krenar për atë që arritën gjatë 25 viteve së bashku."
"Unë i uroj Britney-t gjithë shëndetin dhe lumturinë e botës, dhe do të jem pranë saj nëse ajo ka nevojë për mua përsëri, ashtu siç kam qenë gjithmonë."
Rudolph ishte menaxheri i Spears gjatë gjithë kohës që ajo publikoi hitet më të mëdha në karrierën e saj. Lajmi për dorëheqjen e Rudolph vjen pasi Britney u paraqit në gjykatë javët e fundit në përpjekje për të rimarrë kontrollin e çështjeve të saj ligjore dhe të biznesit, të cilat janë kontrolluar nga një kujdestar i caktuar nga gjykata që nga viti 2008.
- Reperja Iggy Azalea thotë se 'Britney nuk po e ekzagjeron' dhe tregon në detaje se çfarë ka parë!
- Pas deklaratave tronditëse, gjykata jep vendimin për kujdestarinë e Britney-t!
- Motra e Britney-t flet për herë të parë pas deklaratës së saj dhe tregon se në 'anën' e kujt është!
- 8 postime të kaluara të Britney Spears që fansat i deshifruan si ‘thirrje për ndihmë’
- Britney flet pas dëshmisë: ‘Më falni që u shtira sikur isha mirë’
- Britney thyen për herë të parë heshtjen kundër kujdestarisë 'abuzive': Dua jetën time mbrapsht!