Kanye West nuk rresht së surprizuari dhe siç mund ta keni lexuar, ka paraqitur një dokument ligjor për të ndryshuar emrin nga Kanye Omari West në thjesht “Ye”. Por nga ana tjetër, surpriza ka edhe nga Kim Kardashian West .
Ndonëse ka paraqitur kërkesën për divorc, Kim vazhdon të mbajë edhe mbiemrin West në rrjete sociale dhe gjasat janë që të vazhdojë ta mbajë, pavarësisht dëshirës së Kanye-s për t’u vetëquajtur Ye.
Disa burime pranë familjes thonë për TMZ se Kim dëshiron të mbajë mbiemrin “West sepse është "e rëndësishme për të që të mbajë të njëjtin mbiemër si 4 fëmijët e saj".
Kanye dhe Kim kanë bashkë fëmijët North, Chicago, Saint dhe Psalm.
Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim foli më shumë për arsyet e ndarjes nga Kanye.
"Natyrisht, unë e di që lumturia e plotë nuk është një realitet, por nëse mund ta kem më shumë në pjesën më të madhe të kohës, kjo është gjithçka që dua të kem. Kudo që më çon, dua thjesht lumturinë time të pastër, kështu që jam duke punuar për të kuptuar se si të arrij atje,” tha ajo.
Gjatë bisedës, Kim u shpreh se u ndje e vetmuar kur Kanye u zhvendos në një fermë në Ëyoming ndërsa ajo qëndroi në Kaliforni.
“Unë kurrë nuk kam menduar se jam e vetmuar dhe gjithmonë kam menduar se është krejtësisht në rregull, unë mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga njëri shtet në shtetin tjetër dhe unë jam në udhëtim me të dhe jam ok [...] Pasi mbusha 40 vjeç këtë vit e kuptova, jo, nuk dua një burrë që jeton në një shtet tjetër nga unë. Është e trishtueshme për mua dhe kjo nuk është ajo çfarë dua. Dua dikë që të kemi të njëjtat gjëra të përbashkëta, dua dikë që të dëshirojë të punojë me mua.”
Së fundmi, veshjet dhe tekstet e këngëve i kanë konfuzuar pak njerëzit.