Kinema & TV

Netflix publikon trailerin e plotë të dokumentarit 'Britney Vs Spears'

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2021

Netflix publikon trailerin e plotë të dokumentarit 'Britney Vs

Në 21 shtator, Netflix konfirmoi se një serial tjetër në lidhje me jetën dhe kujdestarinë e Britney Spears është gati! 

"Britney vs Spears" u njoftua përmes një teaser-i në Tëitter. Klipi prej 18 sekondash përmban një regjistrim të këngëtares duke lënë një mesazh për avokatin e saj në 2009, një vit pasi filloi kujdestaria. Sipas Variety, dokumentari i drejtuar nga Erin Lee Carr ka qenë duke u zhvilluar prej një viti dhe do të shfaqë "figura kryesore" të rëndësishme në jetën e Britney-t. 

Ashtu siç u njoftua, dje (22 shtator) Netflix publikoi trailerin e plotë, një përmbledhje e asaj ç'do të shohim gjatë dokumentarit.

Bashkë me trailerin, kompania postoi në Tëitter edhe posterin ku Britney shfaqet me duart e saj të lidhura rreth qafës, si për të treguar mungesën e saj më të madhe: pamundësinë për të marrë frymë lirisht e për të vendosur vetë!

Netflix publikon trailerin e plotë të dokumentarit 'Britney Vs

Vitin e kaluar, Britney ka shprehur shqetësimin me dokumentarët për jetën e saj. Pas publikimit të Hulu: "Framing Britney Spears" në shkurt, ajo pranoi se qau për dy javë mbi dokumentarin dhe "ishte e turpëruar nga vëmendja".

Këngëtarja ka bërë vërejtje të ngjashme edhe për publikimin e dokumentarit të BBC "The Battle For Britney: Fans, Cash and a Conservatorship", duke e quajtur prodhimin "hipokrit". Duke marrë shkas nga shqetësimet e saj, Netflix është përpjekur që i gjithë dokumentari të fokusohet tek vetë deklaratat e këngëtares, sidomos gjatë viteve të fundit.

Netflix publikon trailerin e plotë të dokumentarit 'Britney Vs

Burimi: Elite Daily