Çfarë ishte kjo që sapo lexova? Titull disi i çuditshëm, për një çift jo dhe aq të zakontë.
Kuptoj. Më konkretisht bëhet fjalë për çfarë? Për Grimes, ish-partnerja e Elon Musk.
Edhe? Pas ndarjes, në një email për Page Six ajo u shpreh: “Unë do të kolonizoj [një nga Hënat e Jupiterit] Europën veçmas nga Elon për komunitetin hapësinor të lesbikeve.”
Si, si? Duket si shaka që i referohet kontratës të SpaceX të Musk me NASA-n, e cila ka për qëllim që SpaceX të ndihmojë astronautët e NASA-s të mbërrijnë te Hëna e Jupiterit, Europa, për të parë nëse mund të bëhet e banueshme.”
Pra, janë ndarë? Të ndarë. Ose gjysmë-të-ndarë. Kush e di!
Gjysmë të ndarë?! "Ne jemi gjysmë të ndarë, por ende e duam njëri-tjetrin, shihemi shpesh dhe jemi në marrëdhënie të shkëlqyera," tha Musk për Page Six.
Nejse!