$NOB

Publikohet data e premierës së $NOB

Shkruar nga Anabel

22 Tetor 2021

Publikohet data e premierës së $NOB

Ashtu siç ishte njoftuar, $NOB do të nisë transmetimin këtë vjeshtë në ekranin e Top Channel. Përmes një komunikimi në faqen zyrtare në Instagram, @snob_tvseries, u bë e ditur data e premierës – 7 nëntor.

Publikohet data e premierës së $NOB

$NOB do të transmetohet çdo të diel në orën 20:00. Çdo episod, ndërtuar sipas parametrave të serialeve në platforma si Netflix dhe HBO, do të zgjasë 1 orë. Përveç Top Channel, seriali do të transmetohet më vonë edhe online në një website të dedikuar dhe nuk do të jetë në YouTube.

Seriali i parë teen-drama në Shqipëri, bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film, ka në qendër një histori të trilluar nga skenaristja dhe krijuesja Dalina Buzi, por bazuar në ngjarje e personazhe të realitetit shqiptar të dekadës së fundit - “një histori e disa njëzet e ca vjeçarëve të kësaj epoke, që kuptojnë se ende nuk janë në kontroll të fatit të tyre, por janë pasojë e një sërë vendimmarrjesh dëmtuese të familjeve të tyre. Në përpjekjen e tyre për të marrë në dorë fatin dhe të ardhmen, ata përfshihen në një sërë peripecish nga të cilat do të dalin tërësisht të transformuar. Kjo është një histori e krijuar nga shqiptarë dhe e bazuar tërësisht në realitetin shqiptar, por absolutisht që tema është globale.”

Në një intervistë për “Wake up” në fillim të shtatorit, bashkë-producentja Dalina Buzi dhe regjisori Redi Treni folën se si nisi puna për serialin e parë teen-drama në Shqipëri dhe çfarë presin ata pas publikimit.

“Është interesante. Gjithçka filloi kur bota ndaloi nga pandemia,” u shpreh regjisori Redi Treni. “Ne aty për herë të parë u hasëm me skenarin që kishte shkruar Dalina. Më shumë se dëshira ime personale, ishte dëshira e Olsit [Ols Abazi, bashkë-producent i $NOB dhe bashkë-themelues i Nilor Film] që ta mbante bashkëpunimin me Dalinën dhe ndërkohë ne kishim urinë për të bërë diçka të mirë. Vinim nga një prodhim tjetër kinematografik, që e kishim prodhuar të gjithin në një studio në Shqipëri.”

Të dy e konsideruan $NOB si sipërmarrje shumë të madhe, jo vetëm në karrierën e tyre, por edhe duke u bazuar te prodhimet kinematografike vendase, pasi $NOB është seriali me koston më të lartë ndonjëherë në Shqipëri.

Për më shumë detaje, ndiqni faqen @snob_tvseries për t’u informuar të parët me të rejat më të fundit.

Artikuj të rekomanduar: