Një pjesë e kastit të $NOB, përkatësisht Violeta Banushi Trebicka, Indrit Çobani, Alex Seitaj dhe Olta Beqiri, treguan në “Shqipëria Live” në Top Channel për përvojën në serial dhe arsyet pse duhet parë seriali.
Aktorja Violeta Banushi Trebicka, pedagoge në Universitetin e Arteve dhe një prej aktoreve më spikatura të skenës dhe ekranit, u shpreh e lumtur që më në fund ka prodhime shqiptare dhe mbi të gjitha prodhime që i afrohen aktualitetit dhe të mbajnë “mbërthyer” me historinë.
“E kam pritur shumë mirë, për arsyen e vetme se kur lexova skenarin, më pëlqeu. Tri fjalë i thashë Dalinës – është një dialog shumë njerëzor, ka ngjarje dhe konflikte dhe veprim. Shkurt, ka jetë. Kjo gjë na mungon në përgjithësi, një skenar pa poezira. [Skenari është shumë organik]."
Aktorët u shprehën se skenari është dinamik, intensiv, ka skena të forta me shumë veprime. Olta Beqiri, e cila nuk ka përfunduar studimet për aktrim, tha se vështirësia më e madhe për të ka qenë fillimisht të futej në botën e personazhit, por ia ka dalë falë trajnimeve të vazhdueshme. Pika e fortë e saj në aktrim janë shprehitë e fytyrës.
Për Alex Seitajn, një prej aktorëve më të talentuar të brezit të tij, ka qenë disi më e lehtë në krahasim me aktorët e rinj, por theksoi se roli ka qenë sfidues. “Ka qenë goxha sfidë për mua si personazh, sepse është personazh i vështirë,” tha ai.
Indrit Çobani, aktor dhe regjisor dhe një emër i suksesshëm i Teatrit Kombëtar, renditi disa arsye pse njerëzit duhet ta shohin $NOB:
“E para, mendoj që është një arsye për të cilën edhe vetë jam pjesë, janë tre realizuesit, [krijuesja dhe bashkë-producentja] Dalina Buzi, [regjisori] Redi Treni dhe [bashkë-producenti] Ols Abazi, të cilët prej kohësh kanë dhënë prova që ndërmarrjet e tyre janë të suksesshme dhe janë me shumë cilësi. Mendoj që është një serial i cili ka shumë aktualitet. Pra, çdo sekuancë që do kalojë atje, është një sekuencë me të cilën je përballur një herë në jetë dhe e ke shumë të freskët. Ka shumë cilësi në mënyrën e xhirimit. Shikuesi do ndiejë diferenca të vogla ose aspak diferenca me atë se çfarë bëjnë serialet e tjera sot në platforma të rëndësishme. [Është i denjë për të konkurruar me prodhimet e Netflixit]. Çfarë është e rëndësishme tjetër është se personalisht mendoj që seriali ka një skenar të mirë, është një histori që të bën ta ndjekësh.”
Intervistën e plotë e ndiqni këtu:
$NOB nis transmetimin më 7 nëntor, në orën 20:00 në ekranin e Top Channel.
- - 3 ditë: Njerëzit pyesin, aktorët e $NOB përgjigjen
- - 3 ditë: ‘$NOB Ekskluziv’ – skena dhe prapaskena nga seriali
- - 4 ditë: Ku do të transmetohet $NOB (përveç Top Channel)
- - 5 ditë: 8 kuriozitete për $NOB
- - 6 ditë: Rrëfime ekskluzive të disa prej aktorëve të $NOB
- Një video me momente nga premiera e $NOB dhe disa komente: ‘Standardi është WOW’
- Çfarë ndodhi mbrëmë në eventin e $NOB