$NOB

$NOB - seria 4: Çfarë do të ndodhë

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2021

$NOB - seria 4: Çfarë do të ndodhë

Shumë pikëpyetje pritet të marrin përgjigje në episodin e katërt të $NOB. Në trailerin përmbledhës të serisë vëmë re se ngjarjet do të jenë dramatike, të vrullshme dhe ndoshta të përgjakshme.

Dikush vrapon me shpejtësi dhe të jep përshtypjen që po i fshihet dikujt. Ngjason me djalin me të cilin Tesa u shtri në shtrat. “A s’ke besim tek unë?” e pyet ajo. Besim për çfarë?

$NOB - seria 4: Çfarë do të ndodhë

Si do të shkojë marrëdhënia e Xhesikës me Kristelën është ende e paqartë. A do t’ia përplasë Xhesika të vërtetën në fytyrë apo hakmarrja është pjatë që serviret e ftohtë? Xhesika përballet me Francin dhe mbetet për t'u parë se kush do të vendosë për jetën e saj këtë herë.

$NOB - seria 4: Çfarë do të ndodhë

Bojkeni vihet në kërkim të Sarës, por ndoshta të tjerë kanë mbërritur atje para tij.

Çfarë e lidh Paulinin me Tesën? Dhe pyetja kryesore: Kush është Paulini? Videoja mbyllet me një moment shokues për Tesën. Çfarë sheh ajo?

$NOB - seria 4: Çfarë do të ndodhë

Seritë e $NOB transmetohen të dielën, ora 20:00 në Top Channel dhe ritransmetim të mërkurën në orën 23:30.