$NOB

$NOB - seria 5: Çfarë do të ndodhë

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2021

$NOB - seria 5: Çfarë do të ndodhë

Marrëdhënie të komplikuara duket se do të trajtohen  në serinë e ardhshme të $NOB. Në trailerin e episodit 5 mësojmë më shumë detaje për për personazhet.

Kuptohet se Kristela ka një marrëdhënie jo fort të mirë me të ëmën, Evën (Eni Jani). Teksa bisedon me të ëmen e Bojkenit, Linda (Eva Alikaj), dëgjohet që Eva i thotë: “Nuk është Linda mamaja jote.” “Aq më pak ti Eva,” i përgjigjet Kristela.

Xhesika mban në duar një pistoletë dhe një e shtënë arme dëgjohet fill sapo ajo thotë “Hë Endi, erdhe?”. Duket se ky episod do të zbulojë nëse Endi, i arratisur, është rikthyer apo diçka tjetër ka ndodhur.

Albani është i gatshëm të shlyejë borxhin. “Do shpërndash drogë? Apo do vrisni njerëz” pyet me ironi dhe frikë Tesa. A do ta vlerësojë ai sa njerëz ka rrezikuar Tesa për të? Mesa kuptohet në fund të videos, jo dhe aq.

Sara dhe Bojkeni shihen të përqafuar, që të bën të kuptosh se e kanë gjetur rrugën për te njëri-tjetri.

$NOB transmentohet çdo të diel në orën 20:00 në Top Channel; seritë ritransmetohen të mërkurën në orën 23:30.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)