Ngjarjet bëhen më dinamike në episodin e pestë të $NOB. Disa marrëdhënie janë gati për t’u shkatërruar, ndërsa disa të tjera janë shkatërruar prej kohësh.
E ndjerë e përdorur nga Tesa, Sara vendos të largohet për te prindërit në Athinë, një përpjekje për t’u larguar nga rrëmuja ku e gjeti veten pa dëshirën e saj. Mirëpo sado i rëndësishëm të jetë Albani në jetën e saj, Tesa nuk do kurrsesi të humbasë shoqen.
Pasi mbyll një video-telefonatë me të ëmën e Bojkenit, Lindën, të cilës i tregon për ndarjen e tyre, zbulohet marrëdhënia e ndërlikuar që Kristela ka me të ëmën. “Nuk është Linda mamaja jote,” i thotë ajo. “Aq më pak ti Eva” i përgjigjet Kristela. Për herë të parë, në serinë e pestë zbulohet edhe arsyeja pse Kristela injoron dhe refuzon të ëmën, arsye që i ka bazat te raporti i prindërve të saj.
Sara dhe Bojkeni, sa afrohen aq edhe largohen. Çfarë do të ndodhë me raporton e tyre?
Xhesika, e rrënuar emocionalisht nga ngjarja me Endin, e fyer dhe e lënduar nga shoqja e ngushtë, Kristela, dhe e paaftë për t’u ndarë me Francin, në një moment të pasigurt dhe me një mori emocionesh, vendos në rrezik jetën e saj dhe Francin.
Ajo e kërcënon me armë, veprim që tregon një kulm emocional që e bën të dalë nga vetja. Teksa bisedon me Tesën, Xhesika zbulon detaje që tregojnë më shumë për të shkuarën e saj të trishtë, detaje që shpërfaqen në të tashmen e saj.
Albani është i vendosur që të shlyejë borxhin, po me ç’mënyrë? Tesa i gjen paratë (me ndihmën e Xhesikës), por ai nuk pranon. A po e shijon Albanit një farë pavarësie nga Tesa? A po i pëlqen atij të jetë pjesë e grupit të Paulinit? Përse i duhet Paulinit Albanit?
Seritë e $NOB transmetohen të dielën, ora 20:00 në Top Channel; ritransmetimi të mërkurën, ora 23:30. Dje u publikua platforma më e re dedikuar serialit, ku mund të shihni çdo seri të $NOB kur të doni ju! Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare për 60 minuta.