$NOB

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2021

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Me ndihmë nga jashtë (khëm Paulini), Albani arrin të bëhet pjesë e familjes së Bojkenit, djali i Petritit, njeriut më të pasur në vend. Një situatë e improvizuar bën që Albani të fitojë besimin e mamasë së Bojkenit, Lindës, e cila pranon që ai të jetë shofer i familjes. Po cilat janë planet e vërteta të tij?

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Seria e gjashtë zbulon detaje të rëndësishme dhe thelbësore për karakterin e Albanit, një ish-boksier i suksesshëm, ëndrra e të cilit ndërpritet në mes nga padrejtësitë. I rritur jetim, i sëmurë me diabet dhe i zhytur në borxhe, duket se Albani ka shumë pak për të humbur, mirëpo deri ku mund të shkojë ai?

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Një ballo me maska e organizuar nga Linda në vilën e tyre luksoze mbledh një mori njerëzish, përfshirë këtu familjen e Kristelës, Xhesikën me Francin dhe baballarët e tyre si edhe Tesën, e cila nuk e ka idenë për praninë e Albanit në vilë.

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Paulini shfaqet optimist dhe i qetë, sepse dikush tjetër punon në prapaskenë për të.

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Përpos tyre, një person misterioz, Luisi, rrëmben vëmendjen e Xhesikës. Prania e tij në vilë nuk është rastësore. Çfarë fsheh ai?

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Momenti më kulminant i këtij episodi ishte padyshim momenti kur papritur Tesa sheh Albanin në ballo. Pas disa minutash, humb ndjenjat pas një momenti shokues. Albani vërtet ka shumë pak për të humbur...a përfshihet Tesa këtu?

$NOB - Episodi 6, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Seritë e $NOB transmetohen të dielën, ora 20:00 në Top Channel; ritransmetimi të mërkurën, ora 23:30. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare për 60 minuta.