$NOB

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2021

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Episodi i tetë i $NOB hodhi më shumë dritë mbi marrëdhënien e Tesës me të vëllain, Gentin, si ky i fundit la ushtrinë për t’iu futur punëve të rrezikshme dhe se si kujtimet e tij shfaqen në jetën e Tesës, këtë herë te Albani.

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Tesa vendos të pranojë ofertën e Francit për të nisur një biznes së bashku, një atelie, nxitur nga zhgënjimi dhe lëndimi i Albanit. Por ky biznes vendos sërish në rrezik raportin që ajo ka me Sarën, e cila nuk do kurrsesi të gënjejë Bojkenin, e aq më tepër familjen e tij që nuk po e pret aspak krahëhapur.

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Kristela dyshon gjithnjë e më shumë te Luisi. Pasi investigon detaje për jetën e tij, ajo dyshon se ai mund të mos jetë rastësisht aty. E bindur për konkluzionet e saj, Kristela vendos t’ia thotë Xhesikës e cila për të disatën herë, është në prag të një lëndimi tjetër.

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Paulini dhe Admiri i kanë besuar Albanit një punë me rëndësi dhe të rrezikshme. Çfarë do të bëjë ai?

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Një takim i Paulinit dhe Evës zbulon për herë të parë detaje të rëndësishme për raportin e tyre dhe se çfarë i lidh tjetër përveç dashurisë. Eva ka kohë që pret për të qenë bashkë me të, por qëllimi parësor i Paulinit është të zbulojë vrasësin e të vëllait. “Ke bërë shumë për mua,” i thotë ai.

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Kristela kupton se Albani i shmanget, ndonëse ai e mohon. Sado që përpiqet që të mos kuptohet, Kristelës zor se i shpëton gjë. Identiteti i tij i vërtetë për pak zbulohet (pasi Joani i sheh në bibliotekën e kompanisë). Joani vendos t’i tregojë Lindës se Kristela ka diçka me shoferin e familjes, por ndërhyn Tesa.

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Pavarësisht dhimbjes së tradhtisë, Tesa nuk do që të zbulohet e vërteta për një arsye shumë të thjeshtë – Albani do të dalë viktima e vetme. Ajo i tregon Joanit historinë e vdekjes së Gentit që në një mënyrë ose në një tjetër, mund të përsëritet te Albani. “Mos bëni luftë me fukarain,” thotë Tesa.

$NOB - Episodi 8, sezoni 1: Çfarë ndodhi

Albani shpëton edhe këtë herë...prej Tesës.

Ai, i cili nuk e di se shpëtoi (edhe këtë herë) prej Tesës, ironizon, ndoshta nga xhelozia, nisjen e biznesit me Francin. I thotë edhe "të paktën nuk më ke bërë bllok" (sepse me shumë gjasë ende shpreson për një rikthim), por Tesa nuk thotë asgjë. Asnjë fjalë të vetme, sepse nuk ka çfarë thotë. Ai ose nuk do ta besojë, ose nuk do ta kuptojë.

Seritë e $NOB transmetohen të dielën, ora 20:00 në Top Channel; ritransmetimi të mërkurën, ora 23:30. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare për 60 minuta.