Kanye West është i bindur ta mbajë familjen të bashkuar, në një mënyrë a një tjetër. Së fundmi, reperi ka blerë një vilë që ndodhet nga ana tjetër e rrugës ku jeton Kim. Shtëpia e re në Los Angeles thuhet se i ka kushtuar plot $4.5 milionë, por mesa duket, të qënit pranë Kim-it në këto momente s'ka çmim për Kanye-n.
Ndonëse nga ana tjetër, Kim përflitet se po jeton një romancë të zjarrtë me Pete Davidson, reperi vazhdon publikisht të tregojë planet që ka për ta rikthyer familjen bashkë.
Vila e re ka 5 dhoma gjumi, 3 banjo, një pishinë gjigande dhe një stallë ku qëndrojnë 3 kuaj.
Në fillim të nëntorit, gjatë një intervistë për Drink Champs, West tha se nuk është divorcuar ende nga Kim dhe vazhdon të quajë gruan e tij.
Në fakt, e vërteta është se divorci ka ndodhur dhe Kardashian është ligjërisht single, pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirave të ish-bashkëshortit.
Burimi: The Independent