$NOB

$NOB - seria 9: Çfarë do të ndodhë

Shkruar nga Anabel

2 Janar 2022

$NOB - seria 9: Çfarë do të ndodhë

Ngjarjet në episodin e nëntë të $NOB marrin një tjetër kthesë dhe bëhen akoma më dinamike!

Në trailerin përmbledhës shohim Luisin i cili merr një pistoletë në komodinën afër shtratit ku fle Xhesika. Që prej fillimit, personazhi i Luisit ka qenë një personazh tepër misterioz. Çfarë po planifikon të bëjë ai? Në një tjetër moment, duket se ka një përballje mes tij dhe Xhesikës, e cila, pasi e ka parë të hyjë në një club për gay, e pyet se kush është ajo në kokën e tij.

Problemet në familjen e Kristelës vazhdojnë. “Nëse nuk na do Amerika, na do Europa” i thotë i ati, gjyqtar, i cili nuk i ka punët mirë me drejtësinë.

Diçka ka ndodhur në takimin mes Sarës, Bojkenit dhe familjes së tij, përsa kohë ky i fundit i thotë të ëmës, Lindës, që “po iku Sara, do iki dhe unë”.

Ndoshta për të mbrojtur Joanin, Inesi i kundërvihet Tesës. Ta pranishëm në dhomë janë edhe Bojkeni dhe Franci dhe debati mes tyre është i tensionuar. Ka gjasë që shumë të vërteta të dalin në sipërfaqe.

Albani nuk u bë rastësisht shofer i familjes së Petritit. Një mision i është besuar atij. A do ta kryejë me sukses? Pse Albani është i plagosur?

Në fund, traileri mbyllet me një skenë që lë vend për shumë pyetje. Çfarë bëjnë Tesa dhe Paulini bashkë?

Seritë e $NOB transmetohen të dielën, ora 20:00 në Top Channel; ritransmetimi të mërkurën, ora 23:30. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht kudo dhe kurdo, pa asnjë ndërprerje publicitare për 60 minuta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)