TV Mania

2 banoret e ‘Big Brother VIP’ që nuk shkuan në finale

Shkruar nga Anabel

11 Shkurt 2022

2 banoret e ‘Big Brother VIP’ që nuk shkuan në finale

Einxhel është zyrtarisht finalistja e katërt e “Big Brother VIP”, së bashku me Ilirin, Beniadën dhe Donaldin. Arjola dhe Monika ishin dy të eleminuarat e gjysmëfinales së reality show-t, të cilat nuk mundën të prekin finalen.

E eleminuara e parë ishte Arjola, e cila la shtëpinë për herë të dytë. Arjola u eleminua fillimisht më 5 shkurt pas një televotimi kundër Donaldit, Einxhelit dhe Beniadës, por u rifut me biletë kthimi.

Mes Monikës dhe Einxhelit, publiku zgjodhi këtë të fundit. Në një sondazh të Anabel të pak ditëve më parë, për çiftin finalist, Donaldi është votuar nga pjesa dërrmuese, ndërsa përsa i përket finalistes së katërt, gara u duk e fortë mes Einxhelit dhe Monikës. 

Finalistja e katërt, Einxhel u bë pjesë e "Big Brother VIP" në fund të tetorit dhe ka qenë ndër personazhet më të komentuar të programit për gjithë dinamikat që solli në shtëpi.