Celebrity

E dashura e re e Kanye-s duket fiks, po fiks si ish-gruaja e tij, Kim Kardashian!

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2022

E dashura e re e Kanye-s duket fiks, po fiks si ish-gruaja e tij, Kim

Në rrjet qarkullon lajmi se e dashura e re e Kanye ëest mund të jetë modelja e Instagramit, Chaney Jones. Burime për Page Six thonë se Jones është "muza e re e reperit".

24-vjeçarja ndau selfie-n e saj të parë me Kanye, këtë javë, por megjithatë ata mbeten thjesht "miq të mirë", tani për tani.

E dashura e re e Kanye-s duket fiks, po fiks si ish-gruaja e tij, Kim

Reperi, 44 vjeç, kohët e fundit është parë kudo me modelen, nga shopping në dyqane luksoze deri në shëtitje pasditeve.

E dashura e re e Kanye-s duket fiks, po fiks si ish-gruaja e tij, Kim

Tani, me siguri të gjithë po mendojmë të njëjtën gjë: Ngjashmërinë e frikshme të Chaney me Kim, ish-gruan e Kanye, jo vetëm në portret, por edhe në stil. 

E dashura e re e Kanye-s duket fiks, po fiks si ish-gruaja e tij, Kim

Lidhur me gjithë zhurmën që Kanye ka krijuar këto kohë në rrjete sociale, kjo e fundit, i ka kërkuar gjyqtarit që të nënshkruajë dokumentet e saj të divorcit,  duke shpjeguar se postimet e reperit "Donda" po i shkaktonin "shqetësim emocional".

“Dëshiroj shumë të divorcohem”, shkroi Kardashian, 41 vjeç. “Kanye ka dërguar shumë dezinformata në lidhje me çështjet tona private dhe bashkëprindërimin në mediat sociale, gjë që ka krijuar shqetësim emocional.”

Burimi: Page Six