Celebrity

Surprizë! Elon dhe Grimes, sërish prindër dhe nuk e merrni me mend emrin e bebushes

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2022

Surprizë! Elon dhe Grimes, sërish prindër dhe nuk e merrni me
Grimes, Elon Musk dhe i biri

Elon Musk dhe Grimes janë bërë sërish prindër. Këngëtarja e “Genesis” u detyrua të zbulonte se ishte bërë nënë e një vajze gjatë një interviste për Vanity Fair.

Teksa përgatiteshin për kopertinën, vajza kishte nisur të qante në katin e sipërm të shtëpisë. Më parë, Grimes i kishte thënë gazetarit se djali, X Æ A-XII, ishte me të atin. Pra, çfarë ishte ai zë fëmije?!

“Nuk e di. Nuk e di çfarë po mendoja,” tha ajo. Grimes zbuloi se vajza e tyre erdhi në jetë përmes një nëne surrogate në dhjetor të vitit 2021, disa muaj pasi ajo dhe manjati i teknologjisë ishin ndarë pas tri vitesh.

Surprizë! Elon dhe Grimes, sërish prindër dhe nuk e merrni me

Ju erdhët deri këtu për emrin. Gjatë: Exa Dark Sideræl. Shkurt: Y. Po, Y. Vëllai i madh i Y quhet shkurt X. Musk ka edhe pesë djem të tjerë nga martesa me Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.

Grimes foli edhe për raportin me Elon dhe tregoi se ata janë në një lloj marrëdhënieje të cilën nuk pret që njerëzit ta kuptojnë. “Ndoshta do t’i referohesha atij si i dashuri im. Por ne jetojmë në shtëpi të ndryshme, jemi miq të mirë. E shohim njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës,” tha ajo.

“Kjo është më e mira që na ka ndodhur ndonjëherë. Ne vetëm duam të jemi të lirë,” shtoi Grimes.

Qartë.