Asnjë event i rëndësishëm nuk është njësoj pa tapetin e kuq. Nisur nga vëmendja që ka, të gjithë pjesëmarrësit i japin shumë përparësi veshjes, e cila shpeshherë përmban një mesazh. Këto gra kanë guxuar në përzgjedhje duke veshur fustane nusërie.
Alex Borstein - Në vitin 2018, jo vetëm që nuk veshi thjesht një fustan nusërie në Emmy Awards, por doli në skenë për të marrë çmimin si "Aktorja e më e mirë në rol joprotagonist" me fustanin e saj të martesës, të cilin e veshi për herë të parë kur u martua me Jackson Douglas në vitin 1999. Ylli i "The Marvelous Mrs. Maisel" tha për Glamour: “Ky është në fakt fustani im i nusërisë, i 20 viteve më parë. Edhe pse martesa nuk zgjati, veshja po, dhe unë doja t'i jepja një jetë të re, kështu që tani është fustani im për tapetin e kuq në Emmy Awards."
Beyonce - Edhe pse nuk kaloi në tapetin e kuq në Grammy 2016, veshja e Beyonce-s bëri bujë kur u shfaq në skenë e veshur me një fustan nusërie nga koleksioni Vjeshtë 2016 i Inbal Dror, me dekolte në formë V me dandellë të tejdukshme dhe jakë.
Priyanka Chopra Jonas - Për Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2019, Priyanka zgjodhi të dukej totalisht si nuse. Në premierën e "The Best Years of a Life", ajo kaloi në tapetin e kuq me një fustan nusërie që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Fustani bust prej tyli nga koleksioni i nuseve Pranverë 2020 i Georges Hobeika kishtë pjesën e fundit tepër voluminoze dhe dekolte të veçantë.
Sarah Jessica Parker - Parker u shfaq gjithashtu me një veshje nusërie në Golden Globes 2017. Fustani totalisht i bardhë ishte nga koleksioni i nuseve Vjeshtë 2017 nga Vera Wang. Fustani kishte mëngë të mëdha, një jakë të ulët në formë V dhe një rrip të hollë me shkëlqim. Në një intervistë në tapetin e kuq, Parker tha: "Pashë një foto të këtij fustani dhe u dashurova marrëzisht me të.” Ndërsa Wang u shpreh: “Ky fustan përfaqëson një lloj modernizmi, është minimalist dhe më kujton fustanet në filmin e Franco Zeffirelli 'Romeo dhe Zhulieta'."
Lady Gaga - Në tapetin e kuq të SAG Awards 2019, Gaga kaloi me një fustan nusërie pak ekstravagant, me një gjerdan choker dhe buzët ngjyrë të errët. Ylli i pop-it e zgjodhi këtë fustan nga shfaqja Haute Couture e Dior. Fustani është në stil modern, i guximshëm, me dekoltenë në formë V, detaje tyli dhe një të çarë deri në kofshë.
Serena Williams - zgjodhi një fustan nusërie të Galia Lahav për festën e Vanity Fair Oscars 2016 (afterparty). Ylli i tenisit zgjodhi fustanin “Morgan” të stilistes, i gjithi me dantellë në ngjyrë shampanje, me mëngë të gjata, i tejdukshëm në bel dhe plot kristale të cilat binin në sy.