Shtatzania

Çfarë është sindroma Couvade dhe a është e vërtetë?

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2022

Çfarë është sindroma Couvade dhe a është e

Kemi folur së fundmi për shumë gra shtatzënë – Rihanna, Dojna Mema, Delinda Disha, Adriana Lima, Zhaku, Kristina Baki etj. –  tani do të flasim për burrat “shtatzënë”. Prisni, nuk është ashtu si mendoni.

Sindroma Couvade është një gjendje jo pak e diskutuar për çiftet që pritet të bëhen prindër. Termi vjen nga fjala frënge "couvee" që do të thotë "të lindësh” ose "të çelësh" dhe u vu re për herë të parë nga antropologu Edward Burnett Tylor në vitin 1865. Me fjalë të tjera, ky term ka ekzistuar prej kohësh.

Tylor vëzhgoi burrat në komunitetet primitive dhe vuri re se ata imitonin dhimbjen e partneres gjatë lindjes apo edhe gjidhënies pas lindjes. Më shumë kërkime zbuluan se burrat kishin simptoma të ngjashme me partneren shtatzënë. Tylor ia atribuoi këto simptoma ndjeshmërisë ose dhembshurisë, që është "përgjigje fizike ndaj shqetësimit të të tjerëve".

Simptomat e sindromës Couvade mund të ndahen në varësi të natyrës, psikologjike ose fizike. Simptomat psikologjike mund të përfshijnë: ankth, depresion, probleme me gjumin, shqetësim, ulje e dëshirës seksuale etj. Simptomat fizike mund të përfshijnë: të vjella, urth, dhimbje ose fryrje në bark, ndryshime në oreks, ngërçe në këmbë, dhimbje shpine etj.

Interesant është fakti që simptomat e sindromës Couvade mund të zhduken gjatë tremujorit të dytë, gjë që ka tendencë të ndodhë edhe për gratë shtatzëna.

Pse ndodh? Gjendja është studiuar shumë nga antropologët dhe sociologët, por nuk dihet me siguri pse ndodh. Studiuesit më së shumti përkrahin idenë se lidhet me empatinë ndaj partneres.