Celebrity

Akuza për mashtrim me taksat: Gjykata spanjolle refuzon kërkesën e Shakira-s

Shkruar nga Anabel

28 Maj 2022

Akuza për mashtrim me taksat: Gjykata spanjolle refuzon kërkesën
Të mbahet mend ai skandali i mashtrimit tatimor? Ku Shakira akuzohej se mashtroi për të ardhurat e 2-vjeçarit (2012-2014) dhe pretendonte se ishte rezidente në Bahamas, ndërkohë që gjykata thotë se zotëron dokumente se ka qenë rezidente në Spanjë? Po shifrën e kujton, 15 milionë dollarë???

Ky skandal duket se e përndjek këngëtaren dhe sipas "The Associated Press", gjykata e Spanjës shprehet se edhe pas pretendimit se Shakira ishte rezidente në një vend tjetër, sërish nuk i zhbën provat që tregojnë se Shakira ishte "banore rezidente në Spanjë". Nëse mbante këtë status, patjetër që taksat duhet t'i paguante në Spanjë.

Pikërisht për këtë, këngëtarja kolumbiane u akuzua për herë të parë në 2018. Shakira mohoi akuzat gjatë dëshmisë së saj në qershor të vitit 2019. Në korrik 2021, gjykatësi i çështjes tha se kishte prova të mjaftueshme që çështja të shkonte në gjyq.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e këngëtare kolumbiane deklaroi se ylli i muzikës e kishte paguar direkt pagesën që i detyrohej shtetit spanjoll.

“Sjellja e Shakira-s në çështjet tatimore ka qenë gjithmonë korrekte në të gjitha vendet ku i është dashur të paguajë taksat. Ajo ka besuar dhe ka ndjekur me besnikëri rekomandimet e specialistëve dhe këshilltarëve më të mirë”,- thuhet në deklaratën zyrtare.

Tani, presim si do shkojë...mbase her hips do lie.