Kaq e ndryshme dhe interesante, bota e kafshëve gjithmonë na e ngacmon imagjinatën, ndaj në këtë artikull ju tregojmë ca fakte që s'jua pret mendja.
1. Sloth-ët femra janë aq përtace, sa kur vjen periudha e çiftimit, thjesht rrinë në pemë dhe bërtasin derisa të vijë një mashkull i interesuar.
2. Gjarprinjtë nuk i pulisin sytë. Nëse e hasni si dukuri dhe mendoni se jeni përballë një gjarpri të turpshëm, në fakt po shihni një hardhucë pa këmbë.
3. Një kërmill i thjeshtë ka rreth 14,000 dhëmbë, poshtë gjuhës së tij. Disa lloje kërmijsh mund të kenë edhe 25,000 dhëmbë.
4. Disa lakuriqë nate praktikojnë seksin oral. Disa prej lakuriqëve meshkuj mendojnë se duke e kënaqur seksualisht femrën e tyre, ajo nuk do i zëvendësojë. #LakuriqëtpërPresident.
5. Tarantulat janë në simbiozë me bretkosat. Këto të fundit u mbrojnë tarantulave vezët nga parazitët dhe insektet. Pastaj, për tarantulat flet vetë emri.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: BuzzFeed