Britney Spears dhe Sam Asghari thuhet se do të martohen sot pas 7 muajsh të fejuar! Burime për TMZ kanë bërë me dije se dasma do të mbahet të enjten (9 qershor) dhe ceremonia do të jetë ekskluzive dhe private me një listë prej 100 të ftuarish.
Tani nëse doni të dini më shumë, ka akoma! Pritet që Bryan, vëllai i Britney-it të jetë në dasmë kurse prindërit e saj dhe motra jo!
Lajmi i dasmës erdhi pak javë pasi çifti u përball me abortin spontan, të cilin e ndan si lajm edhe me ndjekësit.
I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari dha një intervistë për GQ, në të cilën foli për unazën e fejesës që mori për Britney-n, si dhe për abortin e saj.
Në fillim, Asghari hezitoi të diskutonte për abortin, por u hap pasi tregoi se sa shumë dëshironte të bëhej baba.
"Ne jemi pozitivë për gjithë këtë," tha ai, duke iu referuar humbjes. “Është diçka që u ndodh shumë njerëzve. Dhe një gjë e bukur që dëgjova ishte se 'kur fëmija të jetë gati, do të vijë'… është një proces i zakonshëm dhe trupi i femrës është kaq i mahnitshëm dhe thjesht trupi i njeriut në përgjithësi është aq i bukur saqë shërohet vetë.”
Për t'u rikthyer tek dasma: Askush s'e ka ende idenë çfarë do të zgjedhë Britney për ditën e saj të veçantë, por duke qenë se vizitat me Donatella Versace kanë qenë të afërta kohët e fundit, mundësia që fustani të dizenjohet prej saj nuk përjashtohet.
- Në një intervistë të rrallë, Sam Asghari flet për humbjen e fëmijës me Britney Spears!
- Britney Spears humb bebushin: 'Kjo është periudhë e tmerrshme për çdo prind'
- Pse u shkëput nga rrjetet sociale Britney Spears?
- Çfarë është depresioni para lindjes: Simptomat dhe trajtimi
- Shtatzëni pas të 40-ave: Ç'duhet të dini
- Britney Spears është shtatzënë