Celebrity

‘Renaissance’ – Beyoncé nxjerr në shitje produktet misterioze, por njerëzit po i blejnë gjithsesi

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2022

‘Renaissance’ – Beyoncé nxjerr në shitje produktet

Beyoncé është Beyoncé dhe Beyhive janë Beyhive! Thënë kjo, Queen B ka nxjerrë në shitje disa produkte që lidhen me albumin e shumëpritur “Renaissance” dhe njerëzit po i blejnë, ndonëse nuk dinë asgjë për pamjen e tyre.

“Renaissance” do të publikohet më 29 korrik. Në faqen e saj në internet, Beyoncé ka nxjerrë në shitje një kuti $40 me produkte – album, T-shirt, broshurë dhe mini poster.

‘Renaissance’ – Beyoncé nxjerr në shitje produktet
‘Renaissance’ – Beyoncé nxjerr në shitje produktet

Për momentin, nuk ka asnjë përshkrim se si do të duken produktet. Veprat artistike të kopertinës dhe dizajnet do të zbulohen në një datë të mëvonshme.

“Po mendoja se sa i bukur do të ishte si moment kur Beyoncé të bëjë turne në të gjithë botën dhe Beyhive [fansat e saj] të veshin produktet,” shkroi dikush. “Sapo bleva një kuti misterioze. Bleva diçka dhe nuk e di si do të duket,” tha një tjetër.