Original

Për figura si Vjosa Berisha, vdekja nuk është fundi

Shkruar nga Anabel

23 Qershor 2022

Për figura si Vjosa Berisha, vdekja nuk është fundi
Foto: Fatosh Berisha

Vjosa Berisha – e cila u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare si pasojë e kancerit në vezore – ishte një personazh i rrallë në Kosovë dhe Shqipëri, një grua gjithnjë energjike, e pandalshme edhe në ditët kur shëndeti i saj nuk ishte në ditët e tij më të mira.

Prej vitesh e vlerësuar si një emër i njohur në kinematografi, televizion, marrëdhënie me publikun, producentja shërbeu edhe si një figurë e fortë për përballjen me kancerin duke përcjellë një qëndrim luftarak dhe optimist.

“Sigurisht që është lajm shumë shokues. Ishte edhe për mua lajm shokues, aq më shumë për Fatosin [bashkëshorti] që ishte me mua. Mirëpo unë në jetë jam një tip që jam shumë praktike. Unë kam nevojë që çdo gjë që më ndodh, apo që më del përpara t'i vë në mënyrë matematike gjërat. T’i shtroj me numra, edhe të shoh se çfarë mund të zgjidhet tani, si është zgjidhja,” tha ajo në një podkast me Mira Kazhanin në mars të këtij vitit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Për një grua që bënte palestër pesë herë në javë në 15 vitet e fundit, ushqehej shëndetshëm dhe kujdesej për veten, sëmundja e kancerit ishte çudi. E megjithatë, ajo zgjodhi të mbante një qëndrim optimist dhe të largonte çdo ndjesi negative.

“Nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, me rëndësi është sa herë arrin të ngrihesh lartë përsëri” tha Berisha në një intervistë për Telegrafi në tetor të një viti më parë. “Unë nuk e konsideroj veten si pacient, sepse kanceri më duket më shumë si një gjendje tjetër që unë jam momentalisht. Po kujdesem shumë për ushqimin, jam aktive, nuk i kam lënë ushtrimet dhe dëgjoj këshillat e doktorëve që kam pranë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Producentja zgjodhi t’i “drejtohej” kancerit në emër dhe ta shihte rrugëtimin e vështirë si pjesë të jetës. “Unë momentalisht e shoh jetën ashtu siç e kam parë deri tani. Për shembull punën që kam në Shkup, është punë që e mora pasi isha në gjysmën e kimioterapisë. Isha komplet ‘bald’ (pa flokë). Më ftuan në intervistë. Mbarova intervistën dhe më morën në punë. Kjo është ekzaktësisht çfarë do të bëja edhe po të isha pa kancer. Për mua jeta është totalisht normale deri në momentin që unë ndihem normalisht në suaza normale, me kimioterapi e me të gjitha, jam ok. Kështu që mendoj se është normale,” tha ajo për Tiranapost.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

Sigurisht që është e pashmangshme të mos të të vijë keq për ndarjen nga jeta të dikujt që ka theksuar gjithmonë se nuk ka frikë për të ardhmen. “Frikë jo sepse unë mendoj që do të shërohem. Domethënë frikë nuk kam. Mund të kem mendime negative. Ndonjëherë mund të kem edhe dhimbje,” ka thënë ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vjosa Berisha (@vjosab)

E megjithatë, përtej kësaj, Vjosa nuk u dorëzua kurrë, por zgjodhi të jetonte si normalisht, përherë energjike dhe me projekte të reja, nga PriFest te media dhe PR.

Projektet që themeloi dhe kontributet që solli në fushat ku ishte aktive, me të cilat u mor deri pak para se të ndahej nga jeta, dëshmojnë se për figura si Vjosa, që refuzojnë të dorëzohen, vdekja nuk është fundi.