Pushteti

Jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar: Charles III është mbret edhe në këto shtete

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2022

Jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar: Charles III
Mbretëresha Elizabeth II kurorëzoi djalin e saj Charles si Princ të Uellsit në vitin 1969
Foto: Getty Images

Në momentin që mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë, froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles III. 73-vjeçari tani quhet Mbreti Charles III.

Megjithatë, me vdekjen e mbretëreshës, Charles nuk është vetëm mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, por do të jetë edhe kreu i shtetit në disa vende të tjera, duke përfshirë ndër të tjera Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Këto vende, 14 në total, njihen si mbretëritë e Komonuelthit. Ato dallohen nga Kombet e Komonuelthit, një grupim i 54 vendeve që dikur ishin pjesë e Perandorisë Britanike, por shumica e të cilave nuk janë më subjekte të monarkisë.

Vendet që janë pjesë e monarkisë – dhe ku Charles III njihet si “kreu i shtetit" – janë: Atigua dhe Barbuda, Australia, Bahamas, Belize, Grenada, Xhamajka, Kanadaja, Papua Guinea e Re, Shën Kitts dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Ishujt Solomon, Tuvalu dhe Zelanda e Re.

Në valën e dekolonizimit që ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore, dhjetëra vende të reja të pavarura dolën nga mbetjet e Perandorisë Britanike. Shumë prej tyre, duke përfshirë Indinë, Nigerinë dhe Pakistanin, u bënë republika, duke e hedhur poshtë monarkinë dhe duke e zëvendësuar atë me një figurë tjetër të kreut të shtetit, zakonisht një president.

Megjithatë, politikëbërësit në vendet që ruajtën monarkinë e panë institucionin si një burim të vlefshëm legjitimiteti dhe stabiliteti politik. Në këto vende, pushteti i monarkut është kryesisht simbolik dhe vendimet merret nga një parlament i zgjedhur. Prandaj, monarkët janë kreu i shtetit, por jo kreu i qeverisë – që do të thotë se nuk janë të përfshirë në qeverisjen e përditshme.

Shtojmë se është e mundur që numri i mbretërive të Komonuelthit mund të tkurret gjatë mbretërimit të mbretit Charles. Vitin e kaluar, Barbados e hoqi zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth si kreun e shtetit dhe u bë republikë. Zyrtarët në vendet e tjera aktuale të Komonuelthit në Karaibe kanë sinjalizuar gjithashtu se duan të largohen.