Pushteti

Momenti i mbretit Charles në ‘ditën e parë të punës’ bëhet viral

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2022

Momenti i mbretit Charles në ‘ditën e parë të

Mbreti Charles III u shpall zyrtarisht monarku i ri në fuqi i Mbretërisë së Bashkuar të shtunën dhe menjëherë u vë viral në internet.

Përpara nënshkrimit të Accession Proclamation – që shënon zyrtarisht ngjitjen e tij në fronin e Komonuelthit Britanik – monarku bëri disa gjeste me duar duke i kërkuar ndihmësit të tij që të pastronte tavolinën ku duhej që të nënshkruante dokumentet.

Objektet që shqetësuan mbretin ishin një kuti stilolapsi dhe një bojë, që iu dhuruan nga djemtë, princi William dhe Harry.

Njerëzit në internet nisën me meme dhe ironi. “Shërbëtori duhet të pastrojë tavolinën. Nuk mund t’i lëviz unë gjërat,” shkroi dikush. “Nuk ka nerva që në ditën e parë të punës,” tha një tjetër.

“Nuk jam fans i tij, por duke parë që sapo ka humbur nënën dhe i duhet të bëjë kaq shumë gjëra dhe të marrë një pozicion të ri, ndërkohë që nuk ka disa minuta kohë për veten, ndoshta duhet të jemi më mirëkuptues,” thotë një tjetër.

“A mendon se nuk e dinte që mbretëresha ishte në ditët e fundit? Duhet të ishte përgatitur për detyrat që i takojnë,” u kundërpërgjigj një komentues i radhës.

Referuar kritikave, nuk mungojnë ato që vënë në dukje se në vitin 2022, nuk duhen trajtuar ndihmësit si shërbëtorë, ndërsa të tjerë theksojnë se mbreti shihet duke folur dhe mund t’ua ketë kërkuar me mirësjellje.