Kinema & TV

Tensione në pallat: Charles i tha në mënyrë të prerë Harry-t të mos e merrte me vete Meghan

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2022

Tensione në pallat: Charles i tha në mënyrë të
AP IMAGES

Ndërkohë që u njoftua se gjendja shëndetësore e mbretëreshës ishte shqetësuese, princ Harry u nis menjëherë për në kalanë ku gjendej Elizabeth, por pa prezencën e Meghan.

Të gjithë u çuditën me mungesën e dukeshës, por Meghan nuk shkoi për një arsye madhore: Charles (mbreti aktual), i këkoi Harry-t të mos e merrte me vete për të parë nga afër gjendjen e mbretëreshës (e cila ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare).

Një burim tha për “Page Six” se: “Tensioni ishte shumë i lartë dhe nuk kishte asnjë mundësi që Meghan të shkonte në Balmoral. Fakti që fillimisht u tha u tha se Harry dhe Meghan do të shkonin të dy, por pastaj u korrigjua deklarata dhe u përmend vetëm Harry – tregon shumë për dramën në prapaskenë”.

Një tjetër burim për “The Sun” i shtoi më shumë benzinë zjarrit dhe u shpreh se “Charles i tha Harry-t se nuk ishte e përshtatshme që në një kohë kaq të trishtuar, Meghan të ishte prezente në Balmoral”, duke e bërë të qartë që Meghan nuk ishte e mirëpritur. Mbreti Charles e mbështeti argumentin e tij me faktin që as Kate Middleton nuk do të ishte në kala, pasi do të gjendeshin pranë mbretëreshës vetëm familjarët e afërt.

Tanimë, pas vdekjes së Elizabeth II, Meghan iu bashkua familjes mbretërore dhe po kryen të gjitha ritet dhe traditat e duhura për të nderuar monarken që mbretëroi për më shumë se 70 vjet në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj të sugjeruar: