
Seriali “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” është kryefjala e Netflix dhe flet mbi historinë e vrasësit serial dhe kanibalit, Jeffrey Dahmer.
Nën regjinë e Ryan Murphy dhe aktrimin fenomenal të Evan Peters, seriali tregon fëmijërinë kaotike të vrasësit serial, viktimën e parë, ndjesinë e vetmisë, e cila mbizotëroi gjatë gjithë jetës së Dahmer, personat që i shpëtuan mizorisë së tij dhe metodat që përdorte për të joshur dhe vrarë viktimat. Jeff vrau plot 17 njerëz dhe ndonjëherë konsumoi pjesë nga trupi i tyre.
Në të njëjtën kohë, seriali cek edhe racizmin, si dhe dështimin e organeve të ligjit, të cilat në shumë raste mund ta kishin parandaluar të gjithë aktivitetin kriminal të Jeff.
Shikuesit e kanë cilësuar si në serial që i lë me një shije mjaft të hidhur dhe i tmerron për pandjeshmërinë e Jeffrey-t, një prej vrasësve më famëkeq në historinë e Amerikës.
Ky serial, i bazuar në histori dhe ngjarje të vërteta, paraqet me detaje gjithçka, që prej apartamentit ku Dahmer kreu një numër të madh vrasjesh, e deri te portretizimi i monstrës vrasëse.
Seriali nuk ka aspak për qëllim të justifikojë vrasjet e Dahmer, përkundrazi, paraqet pikëpamjen dhe tmerrin e viktimave, duke treguar përbindëshin “serial killer”.
Pra, nëse këtë të diel do të gozhdohesh para ekranit, mos e humb “Monster: The Jeffrey Dahmer Story”.
Artikuj të sugjeruar: