
Shtëpia e Rita Orës nuk është absolutisht si rezidenca moderne me një pishinë që mund të imagjinoni.
Në vend të kësaj, Ora banon në një banesë të këndshme me tulla në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore. E ndërtuar në vitin 1877, dikur ishte shtëpia e ilustruesit Arthur Rackham, puna e të cilit përfshin "Liza në Botën e Çudirave", "Piter Pan" dhe shumë të tjerë.
"Unë kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër," thotë Rita. “E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike shtëpia e shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë.”
Dhe në fakt, kjo shtëpi ka dukshëm një energji të veçantë:
Burimi: Architectural Digest