
Kylie Jenner nuk është një mami tipike, është një mami cool, sepse drejton një mbretëri me produkte makeup-i, është miliardere dhe ka një koleksion të paparë makinash, por kjo nuk do të thotë se ka fituar imunitet ndaj sfidave të një nëne të re.

Në episodin e radhës të “The Kardashians”, ajo i rrëfeu motrës së saj Kendall se pasi bebushi, (emri i të cilit ende nuk dihet), erdhi në shtëpi, Kylie ishte tejet e lodhur, si dhe ndieu edhe se po përjetonte “baby blues”*, një term i cili nënkupton çekuilibrimin hormonal pas lindjes.
*Shumica e nënave të reja përjetojnë “baby blues” pas lindjes dhe simptomat e kësaj gjendjeje përfshijnë: luhatje humori, të qara, ankth dhe vështirësi në rutinën e gjumit. Kjo gjendje nis brenda 2-3 ditëve të para të lindjes dhe zgjat deri në 2-6 javë. Në rastet kur “baby blues” zgjat për një periudhë të gjatë kohore, mund të kemi të bëjmë me depresionin post-partum.
“Ka qenë vërtet e vështirë për mua…Në tre javët e para, kam qarë gjatë gjithë ditës”, tha Kylie. “(Mendoja) është thjesht “baby blues”, por më pas largohej…Kam qarë çdo ditë për rreth 3 javë. Deri në atë pikë sa kur shtrihesha në shtrat, më dhimbte shumë koka”.
Kylie shtoi se ka mësuar rreth “baby blue” përmes kërkimeve dhe përvojës së saj. “Unë nuk jam mjeke, por lexova në Google (për eksperiencën): Quhet “baby blues” dhe nuk i kalon gjashtë javët (pas lindjes). Pas gjashtë javësh, fillova të ndihesha më mirë, po padyshim e përjetova”.
“Nuk kam ditë të këqija me trupin tim; kam ditë të këqija me mendjen”, vazhdoi ajo, duke folur kështu hapur për gjendjen pas lindjes dhe përjetimet e saj.
Artikuj të sugjeruar:
- Këtë fustan të Kylie-t ose do e adhuroni, ose s'do e pëlqeni fare!
- Kylie Jenner u shfaq në Javën e Modës në Paris me mbathje!
- Kylie s'është ende gati t'jua tregojë emrin e bebit kështu që mos e presiononi!
- Njerëzit mendojnë se True zbuloi *padashur* emrin e djalit të Kylie-t
- Kylie Jenner zbuloi se emri i djalit të saj është ende, teknikisht, Wolf