Celebrity Style

Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju frymëzojnë për surprizën e radhës

Shkruar nga Anabel

14 Nëntor 2022

Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju

Nëse një pjesë e mirë e juaja e kaloi fundjavën duke ngrënë gjëra që S'DUHET t'i hante apo duke parë serialin e radhës në Netflix, në një botë paralele, Dua po mendonte për të na surprizuar me veshjet e radhës. 

Gjithnjë e më tepër Dua Lipa po tërheq vëmendje me stilin e saj që është krejt ndryshe nga trendet e përditshme që ju ndodh të shihni nëpër Instagram. Kësaj here, veçanërisht vëmendjen e morën tangat e saj- që janë 100% të sajat dhe jo pa arsye.

Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju

Para se të kalojmë aty, mrekullohuni pak me fustanin rozë me thurje, tek i cili në zonëne gjoksit është vendosur Patrick nga SpongeBob.

Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju

Hmmm, veshja e dytë ishte thjesht unike- detaje të tilla mund t'i shkojmë vetëm Dua-s, por sidoqoftë, frymëzohemi. 

Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju

Në pjesën e prapme, Dua kishte personalizuar emrin e saj- DUA- dhe s'mund të dukej më seksi.

Tangat e personalizuara të Dua Lipës mund t'ju

Nëse kaq ju duhej për ta surprizuar partnerin, ja ku e keni. Të brendshmet e personalizuara janë një ide shumë emocionuese për t'i bërë edhe më interesante takimet...