Celebrity

Bëhuni gati të shihni *shumë shpejt* Meghan dhe Harry-n në Netflix

Shkruar nga Anabel

17 Nëntor 2022

Bëhuni gati të shihni *shumë shpejt* Meghan dhe Harry-n në

Në lajme të tjera nga princ Harry dhe Meghan Markle: Muajin tjetër docuseries i tyre është gati! Një mini-dokumentar me ngjarje reale nga jeta e dyshes së famshme dhe përfshirja e tyre në evente të rëndësishme do të shfaqet premierë më shpejt nga çfarë e prisnim.

Ndonëse thuhej se princi po i kërkonte me shumë ngulmim Netflix-it për ta shtyrë projektin deri në 2023-shin, sipas The Sun, dokumentari do të shfaqet në fund të këtij viti- thënë ndryshe pas disa javësh! 

Gjithsesi, vetë platforma gjigante nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar deri më tani, por kjo s'do të thotë të mos filloni të emocionoheni.

Ky projekt, që ka në qendër realitetin e Meghan dhe Harry-it dhe veprimtaritë e tyre ka shkaktuar jo pak drama. Jo gjithçka i ka pëlqyer nga çfarë kanë parë, por bëhet fjalë për historinë e tyre të vërtetë.

Burimi: Cosmopolitan